LAJMI I FUNDIT:

Për një gjobë, bashkatdhetarët po ndalohen në pikat kufitare

Për një gjobë, bashkatdhetarët po ndalohen në pikat kufitare

Autoritetet e Kosovës kanë futur në sistem qytetarët dhe bashkatdhetarët që kanë ndëshkime të ndryshme me gjoba, e të cilat pas një kohe kthehet në vendim për burgim.

Për mos lëvizje të lirë të këtyre qytetarëve Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) po konsideron si shkelje e të drejtave të njeriut.


Drejtori i KMDLNJ, Behxhet Shala, ka thënë se për zbatimin e ligjit nuk duhet bërë dallime për bashkatdhetarët me ata që jetojnë në Kosovë.

Mirëpo, tha se përveç që është shkelje e të drejtave të njeriut, nuk është e logjikshme që qytetarët e Kosovës të ndalohen qoftë në ardhje ose në shkuarje në pikat kufitare.

“Në qoftë se një bashkatdhetar e ka një borxh para ligjit, qoftë për vuajtje të dënimit, qoftë me pagesë të ndonjë gjobe, ai jo që nuk duhet të ndalohet të hynë në Kosovë, por ai duhet të pritet me lule, të hyn brenda dhe atëherë pasi të hyn brenda mund të dërgohet në burg ose mund t’i merret (ta shlyejë) dënimi. Në qoftë se i ndalohet të hyjë në Kosovë, atëherë bëhet shkelje e ligjit, sepse nuk po zbatohet mendimi i një gjykate, por me këtë kontekst po bëhet shkelje e të drejtave të njeriut. Pra, nuk më duket aspak normale dhe asnjë shtet normal nuk të vepronte në këtë mënyrë që shkelësve të ligjit t’u ndalohet hyrja në Kosovë”, ka thënë Shala.

Zyrtarë për informim në Policinë e Kosovës, nëpërmjet një përgjigje me email elektronik kanë thënë se çdo person i cili ka masë ndëshkuese, varësisht prej shkeljes, veprës së kryer, ndaj të cilit është marrë vendim nga organet e drejtësisë, (urdhëresë të gjykatës) nëse i njëjti nuk iu është përgjigjur vendimit, atëherë vendoset në sistem dhe mund të ndalohet si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Republikës së Kosovës.

Policia nuk kanë treguar se sa raste brenda një viti kanë ndaluar në kufi.

Avokatja Fehmije Gashi – Bytyqi, e cila trajton shumë lëndë penale të qytetarëve nga diaspora dhe të tjera ka thënë se gjykatat tek veprat e penale më të lehta që parashihen me ligj, deri tri vjet, propozon urdhër ndëshkimor që nënkupton dënim me gjobë dhe në këto raste kur aktgjykimi bëhet i formës së prerë, atëherë është zyra e ekzekutimeve që njofton palët se kanë një dënim, mirëpo në rast se brenda një afati të caktuar kohor nuk paguhet ai dënim me gjobë, zyra e ekzekutimeve njofton edhe një herë palën se nëse nuk e paguan dënimin, do të kthehet dënim me burg, që nënkupton 20 euro për 24 orë.

E gjithë kjo sipas saj, ndodhë në pikat kufitare, ku një rast ka ndodhur në prezencën saj me një klient.

“Për t’u ndal në kufi së pari duhet që aktgjykimi të jetë i formës së prerë dhe mandej të vije deri të ekzekutimi. Sipas ligjeve në fuqi në rast se nuk paguhen dënimet me gjobë ajo shndërrohet dënim me burg, që nënkupton që është 20  euro për me qëndrua në 24 orë në burg. Në përvojën time kam qenë me klient jashtë dhe kur kemi ardhur në hyrje të Kosovës, për befasi për një dënim 200 euro, veç e kam parë që klienti ka mbetur mbrapa… Ka raste varësisht nga pesha e veprës penale kur qytetarëve tanë të cilët jetojnë jashtë në një periudhë të caktuar, qoftë gjatë pushimeve, qoftë para se me shkuar në Evropë, kanë kryer ndonjë vepër penale dhe në momentin kur prokuroria, organet e ndjekjes ose gjykata është në fazën e gjykimit nuk mund t’i sigurojë ata, menjëherë ata lëshojnë flet-arrest brenda vendit, në të gjitha pikat kufitare, mirëpo, në rastet kur janë vepra penale të peshës së rëndë, atëherë ka edhe flet arreste ndërkombëtare”, ka thënë Gashi-Bytyqi.

Ajo ka sqaruar se kur të bëhet aktgjykimi i formës së prerë dhe nuk arrihet ai person me ekzekutuar me çka parashihet në vendim, Gjykata ka një sektor të veçantë të ekzekutimeve dhe vendimi ka me u ekzekutuar nga autoritetet në moment që e takojnë personin me aktgjykim të formës së prerë.

Avokatja Gashi Bytyqi ka shtuar se nuk ka ndonjë rast që autoritetet e Kosovës kanë kthyer bashkatdhetarët mbrapa nga kanë ardhur për shkak të ndëshkimeve që kanë pasur në Kosovë, përveç se i kanë ndaluar për mbajtje dhe dërgim drejt në burg.

Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucionet përkatëse të drejtësisë nuk kanë dhënë sqarime për këto raste./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori