LAJMI I FUNDIT:

Për nesër paraljmërohen protesta masive të “Laramanëve”

Lëvizja qytetare “Protestoj” për nesër ka paralajmëruar protestë masive për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në paralajmërim theksojnë se nuk do të lejojnë negociata për ardhmërinë e qytetarëve me dyer të mbyllura dhe se janë të mllefosur me elitat politike që po i mbajnë shumë gjatë qytetarët në një status quo me negociata të pasuksesshme dhe jo transparente, pa pjesëmarrjen e qytetarëve.


“Jemi lodhur me negociata në të cilat ne jemi vëzhgues pasiv! Zëri ynë duhet të dëgjohet edhe nga Qeveria edhe nga opozita! Dhe do të dëgjohet! Nëse jo në atë dhomë të vogël të bisedimeve, do të na dëgjojnë  në rrugët dhe sheshet e këtij shteti!”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate./Telegrafi/