LAJMI I FUNDIT:

Për Murin Kinez keni dëgjuar të gjithë, por jo rreth “sekreteve” të tij!

Për Murin Kinez keni dëgjuar të gjithë, por jo rreth “sekreteve” të tij!

Muri Kinez është një nga ndërtesat më të famshme, dhe që në fillim ne duhet t’ju zhgënjejmë.

Një teori e re thotë se ky objekt/ndërtesë nuk mund të shihet nga hëna, edhe pse shumë besonin se po, transmeton Telegrafi! Megjithatë, kjo nuk është e vetmja gjë që do të ju shokojë!


Muri Kinez është ndërtuar me shekuj – fortifikimet e para ishin bërë për tu mbrojtur kundër sulmeve, që nga shekulli i Pestë, para Krishtit dhe ndërtimi vazhdoi deri në shekullin e 17.

Pjesët më të famshme të murit janë ndërtuar në mes të shekullit të 15-të dhe 17-të, gjatë Dinastisë Ming, kur muri mori një formë të veçantë, e cila shihet edhe sot nëpër fotografi.

Muri është 8,851 kilometra i gjatë, me një lartësi mesatare prej 15 metrash, një gjerësi prej 7 metra.

UNESCO ndërkohë e ka vënë atë në listën e Trashëgimisë Botërore, dhe sot e kësaj dite mbetet njëra prej ndërtesave më interesante që janë bërë nga duart e njeriut.

Murin e madh e keni parë në filma, reklama, seri televizive, por sigurisht nuk e keni imagjinuar se përfundon në det.
k2
Natyrisht, me një strukturë të tillë janë të lidhura edhe një numër i legjendave.

Nga brezi në brez pëlqejnë të tregojnë historinë e vajzës fisnike dhe të guximshme Meng Jiang Nu, e cila ra në dashuri dhe u martua me Fan Xiliang.

Edhe pse ajo donte të fshihte dhëndrin nga qeveria kineze e cila e kërkonte si krah pune për ndërtimin e murit, kjo nuk ndodhi.

Pas kësaj, ata nuk ishin takuar për më shumë se një vit – madje ajo as që kishte dëgjuar rreth burrit të saj.

Kështu ajo kishte vendosur që të shkonte ta vizitonte atë.

Pas një rrugëtimi për dy vite, gjatë të cilit ajo u ballafaqua me pengesa natyrore, ajo më në fund kishte arritur tek pjesa e murit ku kishte punuar edhe burri i saj, transmeton Telegrafi.
k3
Për fat të keq, ajo kishte kaluar aq shumë rrugë për të mësuar se si burri i saj kishte vdekur nga vuajtjet.

Kur e dëgjoi këtë, Meng nuk mund ta fshihte dhimbjen e saj, kështu që ajo kishte qarë tri ditë rresht.

E legjenda thotë se për shkak se ajo kishte qarë aq gjatë, ajo pjesë e murit ishte shembur.

Legjenda e Meng dhe Fan tenton të vë në dukje se sa shumë njerëz e kishin paguar edhe me jetë ndërtimin e këtij muri, duke punuar në kushte të vështira.

Disa historianë thonë se muri ishte ndërtuar nga rreth dy milionë punëtorë, dhe se shumë punëtorë kishin përfunduar me pasoja fatale për shkak të kequshqyerjes, lodhjes apo edhe aksidenteve. /Telegrafi/