LAJMI I FUNDIT:

Për momentin Maqedonia furnizohet me energji elektrike vetëm nga importi

Për momentin Maqedonia furnizohet me energji elektrike vetëm nga importi

TEC Manastiri gjatë gjithë ditës nuk prodhon energji elektrike. Kapaciteti më i madh i prodhimit të energjisë elektrike nuk funksionon për shkak të defektit. Në bllokun e parë të termocentralit mbrëmë ka plasur një tub, prandaj autoritetet vendosën ta shkëputin bllokun për ta zëvendësuar tubin.

“Mbrëmë në orën 3, Blloku I është shkëputur nga rrjeti elektrik i vendit. Bëhet fjalë për shkëputje të planifikuar për të riparuar tubin e plasur, që konsiderohet defekt i lehtë i impiantit. Defekti pritet të riparohet deri në mbrëmje dhe blloku të kthehet përsëri në rrjet”, thonë nga EMV.

Alsat kërkoi takim me drejtorin e përgjithshëm të EMV-së shtetërore, Vasko Kovaçevski, por nga zyra e tij na thanë se ai sot është shumë i zënë dhe nuk do të mund të na japë deklaratë. EMV mbeti pa shpjeguar se si ka ndodhur defekti në bllokun e parë në TEC Manastir, sa do u kushtojë qytetarëve importi i energjisë elektrike në këtë krizë energjetike, sa shpesh riparohen blloqet dhe pse blloku i dytë është rimontuar gjatë sezonit të ngrohjes.

“Se gjendja në sektorin e energjisë është jashtëzakonisht e rëndë, tregon edhe fakti se autoriteteve si prioritet u është caktuar të sigurojnë energji elektrike, sado që të kushtojë ajo. Blerja e djeshme e 240 megavat orë energji elektrike ka kushtuar 200 euro për megavat orë. Blerja e sotme e energjisë elektrike për amvisëritë dhe ndërmarrjet e vogla do të kushtojë nga 207 deri në 260 euro për megavat orë”.

Ndryshe autoritetet para më pak se një muaji, pohonin se nuk do të ketë krizë energjetike në Maqedoni, ndërsa tani pritet që të shpallet situatë krize energjetike. TEC Manastiri merr pjesë me mbi 75% të energjisë elektrike të prodhuar në vend. Tani, kur TEC Manastiri është jashtë funksioni, rrymë prodhojnë vetëm një pjesë e centraleve më të vogla, pjesa tjetër e sasisë së nevojshme importohet.

Ndërkohë, zgjatet afati edhe për vënien në funksion të TEC Osllomej, i cili në vend të 15 nëntorit siç ishte paralajmëruar fillimisht, do të prodhojë energji elektrike nga data 1 muajin e ardhshëm. Për momentin nuk dihet ku dhe me çfarë çmimi do të blihet qymyri për TEC Manastirin dhe kur do të fillojë prodhimi. E pasigurt është edhe për TEC Negotinën – ky termocentral nuk ka funksionuar nëntë vite dhe për t’u rikthyer sërish në punë nuk ka mazut të mjaftueshëm, për çka do duhet tek në vijim të shpallet tender publik./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori