LAJMI I FUNDIT:

Për gabimin e mjekoligjorit të famshëm kaluan 30 vite në burg, burrat nga Connecticut do të dëmshpërblehen me 25 milionë dollarë

Për gabimin e mjekoligjorit të famshëm kaluan 30 vite në burg, burrat nga Connecticut do të dëmshpërblehen me 25 milionë dollarë
Foto: Ilustrim

Connecticut do të paguaj një dëmshpërblin në vlerë prej 25 milionë dollarë, për burrat q gabimisht u dënuan për vrasjen e vitit 1985.

Connecticut në fakt është pajtuar të paguaj shumën për dy burra që me dekada qëndruan prapa grilave për vrasjen brutale që nuk e kanë kryer, shkruan The Guardian.


Dënimet e tyre bazoheshin pjesërisht në provat e paraqitura nga një shkencëtar mjeko-ligjor, i cili ka punuar në disa nga hetimet dhe gjyqet më famëkeqe kriminale të Shteteve të Bashkuara.

Ralph “Ricky” Birch dhe Shaën Henning u dënuan për vrasjen e Everett Carr në vitin 1985 pasi që Dr Henry Lee, emri i të cilit më vonë do të bëhej gjerësisht i njohur lidhur me rastet e OJ Simpson, Lana Clarkson dhe John Bennet Ramsey, dëshmuan se provat e gjakut në peshqir si dhe gjaku në plagët e viktimës shpërndahej në mënyrë të “vazhdueshme”.

Por nuk ekzistonin provat forenzike që lidhnin Birchin dhe Henningun me vrasjen. Gjaku nuk është gjetur në rrobat e akuzuarve dhe e as veturën e tyre.

Në vendin ku ishte kryer krimi kishte fije floku dhe mbi 40 gjurmë gishtërinjsh, por asnjëri nuk përshtatej me ato të dy burrave të dënuar.

Lee akoma pretendon se ka pasur mundësi që burrat ta kenë kryer krimin, por se nuk janë njollosur me gjakun e saj.

Henning dhe Birch që në kohën e vrasjes ishin 17 dhe 18-vjeç, u dënuan më 1980 dhe qëndruan prapa grilave për tri dekada para se Gjykata e Lartë në Connecticut rrëzoi dënimet e tyre, pasi disa dëshmitarë hoqën dorë nga dëshmia e tyre. Një vit më vonë, akuzat ndaj dy burrave u hoqën.

“Thonë se rrotat e drejtësisë lëviznin ngadalë. Është nënçmim. Më kanë marrë 30 vite të jetës dhe nuk do t’i lejoj më ashtu të më trajtojnë”, tha Birch.

Burrat e dënuar gabimisht më vonë ngritën një padi federale për dënim të gabuar.

​”Në karrierën time 57-vjeçare, kam hetuar mbi 8,000 raste dhe kurrë nuk jam akuzuar për ndonjë krim apo për dëshmi të rreme me dashje”, tha Lee pasi u përmbysën dënimet.

Por në korrik, një gjykatës federal e gjeti Lee përgjegjës për fabrikimin e provave në këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika
Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Evropa
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Evropa
Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Evropa
Kalo në kategori