eksperti ad

Old-timer në gjendje origjinale “Ferrari 365 GTB/4” ka parë dritën pas më shumë se 40 vjetësh sa kishte qëndruar i braktisur në një garazh.

Bëhet fjalë për një Ferrari 365 GTB 'Daytona' që u gjet në Japoni pritet të shitet përmes një ankandi muajin e ardhshëm dhe parashikohet që vlera e tij të arrijë deri në 2 milionë dollarë.


Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një old-timer i cili thuhet se ka qëndruar për rreth 40 vite nën pluhur, i braktisur.

Bëhet e ditur se në periudhën prej vitit 1969 deri 1973 janë prodhuar 1200 njësi të këtij modeli - “Ferrari 365 GTB/4”.

Ajo çfarë e bën të veçantë këtë Ferrari është fakti se ai ende është në gjendje origjinale dhe kilometrat e paktë të kaluar, vetëm rreth 36 mijë. /Telegrafi/

a1 5

a2 7

a3 2

a4 1

a5 1

a6 1

a7 1

a8 1

a9 1

a10