LAJMI I FUNDIT:

Për 28 Nëntor, Eli-Ab feston përvjetorin e themelimit me produkte cilësore e çmime të volitshme

Për 28 Nëntor, Eli-Ab feston përvjetorin e themelimit me produkte cilësore e çmime të volitshme

Rrjeti i njohur i supermarketeve, Eli-Ab feston përvjetorin e themelimit më 28 nëntor, ku ka njoftuar se do të festojë bashkë me konsumatorët përmes produkteve cilësore, çmimeve të volitshme e lojërave shpërblyese përmes grupit të vet në Viber.

I themeluar në vitin 1992, Eli-Ab filloi të operonte si kompani me shitje me shumicë, para se ta hapte pikën e parë në vitin 2004.

Por tash, më 28 nëntor të vitit 2022, Eli-Ab numëron plotësisht 6 pika në qytete të ndryshme, e në të gjitha këto pika do të ketë festë me zbritje të shumta.

Përtej produkteve ushqimore e materialeve harxhuese, Eli-Ab ka edhe hapësirën e veçantë për produkte të tekstilit për femra, meshkuj dhe fëmijë.

Krahas kësaj, ju mund të gjeni edhe aksesorë shtëpiakë dhe artikuj të teknikës së bardhë.

Thënë më thjeshtë: në Eli-Ab i keni të gjitha në një vend – madje më lirë e më mirë!

Në vazhdimin e risive që sjell gjithherë, Eli-Ab ka krijuar edhe platformën në Viber ku vazhdimisht i njofton konsumatorët për ofertat më të reja dhe organizon loja shpërblyese me çmime marramendëse.

Për t’u njoftuar me ofertat më të reja apo për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese, kliko KËTU ose skanoje kodin QR.

Po ashtu, Eli-Ab ju fton të gjithëve përvjetorin e themelimit ta festojmë bashkë me produkte cilësore e të lira në ndonjërën prej pikave si në vijim:
Rr. Ilaz Kodra, Dardani, Prishtinë
Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë
Rr. Rexhep Bislimi (tek varrezat e qytetit), Ferizaj
Rr. Rexhep Bislimi (tek Ura e Madhe), Ferizaj
Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj
Rr. Tahir Sinani (në qendër), Shtime

Artikull i sponzorizuar