LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë shtatë raste të dhunës në familje

Për 24 orë shtatë raste të dhunës në familje
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për 24 orë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Llpnasellë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Malishevë dhe Vushtrri.

Fushë Kosovë 22.09.2022 – NN. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar,  bashkëshortin e saj . Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullte.

Laplesellë 25.09.2022 – 18:15. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje  me ç’rast viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. I  dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Obiliq, 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht , viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregulltë.

Prishtinë 26.09.2022-18:30.   Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar si shkas i disa borgjeve t’veta ka demoluar shtëpinë dhe thyer disa gjëra  të ndryshme shtëpiake.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullte.

Prizren 26.09.2022 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër kosovare, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për çka viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 26.09.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pasi që ka probleme psikike, për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar për tretman mjekësor në repartin e Psikiatrisë ku edhe vazhdon të trajtohet. Viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet.

Vushtrri 26.09.2022 – 09:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Pas intervistimit viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori