LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, 42 aktakuza kundër 48 personave

Për 24 orë, 42 aktakuza kundër 48 personave

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 42 aktakuza, kundër dyzetetetë 48 personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 11 persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 4 personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 2 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 8 aktakuza kundër 9 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 2 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Po ashtu, është parashtruar 1 kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 1 të pandehur për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria” dhe janë ngritur 8 aktakuza, kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 2 persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur 7 aktakuza, kundër 9 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 4 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka bërë 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 2 personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 5 aktakuza, kundër 5 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar 1 person të dyshuar dhe ka ngritur 4 aktakuza, kundër 4 personave, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori