LAJMI I FUNDIT:

Për 15 muaj qeverisje tri kriza globale, dekodimi i video-mesazheve dhe çështja e Byrosë shtetërore e Vettingu – intervista me deputetin e LVV-së

Për 15 muaj qeverisje tri kriza globale, dekodimi i video-mesazheve dhe çështja e Byrosë shtetërore e Vettingu – intervista me deputetin e LVV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi ka folur për dy video mesazhet e fundit të publikuara nga partia e tij, Projektligjin e Byrosë Shtetërore dhe Vettingun si dhe tema tjera aktuale në vend.

Rrustemi në një intervistë për emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahun ka thënë se LVV ka nxjerr video dhe do të vazhdojë t’i publikojë edhe në të ardhmen të tjera.


Ai tha se video-mesazhi i parë kishte të bënte me grevën në arsim, siç e quajti ai “të stisur” i cili kishte edhe mesazh specifik për akterët e saj.

“Në vitin 2021 ka ndodhur një revolucion politik-demokratik. Edhe kërkesa e 14 shkurtit lexohet si kërkesë e zotim për reforma…Këto dy video, pasi LVV ka nxjerr video dhe parë dhe do të vazhdojë të nxjerr…Këto dy video, sidomos e para, ka pasur të bëjë me dërgimin e një mesazhi të qartë për opinionin publik për një kontekst të caktuar kur përball ishin me grevën e stisur dhe artificiale në grevën e arsimit, e që mesazhi ishte i qartë: ka një përpjekje të vazhdueshme nga ana e opozitës që të krijoj situata emergjente të përditshmërisë në qeveri dhe kjo bëhet me një qëllim ‘për ta zhvendosur dhe fokusin dhe energjinë e vëmendjen nga realizimi i programit tonë qeverisës dhe për tu marr me këto emergjenca të përditshme në administrim”, ka thënë Rrustemi.

Sipas tij, partitë opozitare që e kanë shkatërruar vendin janë mobilizuar me grupe të caktuar, siç tha ai “siç është kjo e SBASHK-ut”.


Ndërsa, sa i përket videos së dytë ai tha se ka të bëjë me terminalet.

“Ata që deri dje e kishin shkatërruar vendin në secilin segment, tashmë janë mobilizuar nëpër grupeve të caktuara të interesit siç është SBASHK-u, siç është një pjesë e drejtuesve të SBASHK-ut, për ta sabotuar qeverisjen. E dyta sigurisht që ka të bëjë me mesazhin e terminaleve. Kosova ishte e ngarkuar me terminale private dhe atë të lidhura politikisht me eksponentë të caktuar të partive politike dhe madje siç e dimë të gjithë, shpesh herë janë përdorur terminalet si element i përcaktimit në vendimmarrje të caktuara…ndërkohë qeveria jonë e ka kthyer terminalin shtetërorë në Mitrovicë, e ka shndërruar atë privat në shtetërorë në Podujevë dhe të enjten gjë do ta bëj në Vërmicë. Pa çka që ka qenë kërkesë e vazhdueshme e raportit të Progresit nga viti 2017 e tutje që Kosova mos të ketë terminale private, por shtetërore”, theksoi ndër të tjera Rrustemi.

Ai po ashtu u shpreh se “Opozita po sillet paradoksalisht sikur të ishte votuese e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara dhe po lyp përgjegjësi”.

“Po duket si njëfarë votuesi i zhgënjyer. Ata nuk e kanë votuar qeverinë, ata nuk e kanë mbështet këtë program qeverisë, prandaj dhe angazhohen ta pengojnë maksimalisht. Opozita po duket si votues i LVV-së dhe i zhgënjyer”, u shpreh deputeti i LVV-së.

Sipas tij, Qeveria Kurti për 15 muaj qeverisje është përballur me tri kriza globale.

Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së në një intervistë në emisionin “Përballje”, Foto: Ridvan Slivova

“Ne nuk kemi bërë asnjë lëvizje nga programi ynë qeverisës. E vërtetë është që kjo qeveri brenda 15 muajve është përballur me tri kriza globale, COVID-109, kriza energjetike dhe inflacioni”, ka thënë Rrustemi.

Deputeti i LVV-së ka folur edhe vettingun në drejtësi, duke thënë se nuk ka alternativë.

Rrustemi tha se shpesh herë deklarimet e tyre janë parë si ndërhyrje në sistem të drejtësisë, por siç tha ai ndërhyrje politike është kur ndërhyn drejtpërdrejt tek gjyqtari apo prokurori për rast të caktuar.

“Sa i përket Raportit të Progresit, është raporti më i mirë që është dhënë për Kosovën në krahasim me vitet paraprake. Për herë të parë në këtë raport nuk është ‘fraza ndërhyrje politike’ nëse në të kaluarën kemi pas raporte për ndërhyrje, papritmas në këtë raport nuk e ke asnjë frazë të tillë. Kam shumë vërejtje dhe për raportin e progresit, për mu progresi real është më i madh se sa ky raport”, ka thënë ai.

Sipas tij, projektligji për Vettingun dhe për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme janë më të rëndësishme.

I pyetur se a do të shfrytëzohen e përdoren nga kjo parti Byroja Shtetërore dhe vettingu për oponentët politik duke i dëmtuar ata, ai tha se vettingu dhe Byroja nuk janë të drejtuara ndaj askujt në kuptimin e përveçëm të fjalës.

Rrustemi u shpreh se në një takim që partitë opozitare kanë zhvilluar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca janë dakorduar që opozita të merret me vettingun.

“Secila parti politike ka qenë për Vetting. Qeveria ia ka bartë dhe ia ka ofru kuvendit, tash e ka në dorë opozita. Kryetari i Kuvendit është takuar me dy shefat e grupeve parlamentare dhe janë pajtuar që ata ta marrin procesin e Vetting-ut. Nëse e kanë me gjithë mend në këtë fazë kjo është shumë mirë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori