LAJMI I FUNDIT:

Rrustemi dekodon video mesazhet e LVV-së: Opozita po duket si votuese e jona e zhgënjyer

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës si dhe kryetar në Komisionin për Legjislacion ka folur për dy video mesazhet e fundit të publikuara nga partia e tij si dhe për projektligjin e Byrosë Shtetërore dhe Vettingun dhe temat aktuale në vend. 

Rrustemi në një intervistë për emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahun ka thënë se LVV ka nxjerr video dhe do të vazhdojë t’i publikojë edhe në të ardhmen të tjera.


Sipas tij, video mesazhi i parë kishte të bënte me grevën në arsim, siç e quajti ai “të stisur” i cili kishte edhe mesazh specifik për akterët e saj.

Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së në një intervistë në emisionin “Përballje”, Foto: Ridvan Slivova 

“Në vitin 2021 ka ndodhur një revolucion politik-demokratik. Edhe kërkesa e 14 shkurtit lexohet si kërkesë e zotim për reforma…Këto dy video, pasi LVV ka nxjerr video dhe parë dhe do të vazhdojë të nxjerr…Këto dy video, sidomos e para, ka pasur të bëjë me dërgimin e një mesazhi të qartë për opinionin publik për një kontekst të caktuar kur përball ishin me grevën e stisur dhe artificiale në grevën e arsimit, e që mesazhi ishte i qartë: ka një përpjekje të vazhdueshme nga ana e opozitës që të krijoj situata emergjente të përditshmërisë në qeveri dhe kjo bëhet me një qëllim ‘për ta zhvendosur dhe fokusin dhe energjinë e vëmendjen nga realizimi i programit tonë qeverisës dhe për tu marr me këto emergjenca të përditshme në administrim”, ka thënë Rrustemi.

Ai po ashtu u shpreh se partitë opozitare që e kanë shkatërruar vendin janë mobilizuar me grupe të caktuar, siç tha ai “siç është kjo e SBASHK-ut”.

Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së në një intervistë në emisionin “Përballje”, Foto: Ridvan Slivova 

Ndërsa, sa i përket videos së dytë ai tha se ka të bëjë me terminalet.

“Ata që deri dje e kishin shkatërruar vendin në secilin segment, tashmë janë mobilizuar nëpër grupeve të caktuara të interesit siç është SBASHK-u, siç është një pjesë e drejtuesve të SBASHK-ut, për ta sabotuar qeverisjen. E dyta sigurisht që ka të bëjë me mesazhin e terminaleve. Kosova ishte e ngarkuar me terminale private dhe atë të lidhura politikisht me eksponentë të caktuar të partive politike dhe madje siç e dimë të gjithë, shpesh herë janë përdorur terminalet si element i përcaktimit në vendimmarrje të caktuara…ndërkohë qeveria jonë e ka kthyer terminalin shtetërorë në Mitrovicë, e ka shndërruar atë privat në shtetërorë në Podujevë dhe të enjten gjë do ta bëj në Vërmicë. Pa çka që ka qenë kërkesë e vazhdueshme e raportit të Progresit nga viti 2017 e tutje që Kosova mos të ketë terminale private, por shtetërore”, theksoi ndër të tjera Rrustemi.

Ai po ashtu u shpreh se “Opozita po sillet paradoksalisht sikur të ishte votuese e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara dhe po lyp përgjegjësi. Po duket si njëfarë votuesi i zhgënjyer. Ata nuk e kanë votuar qeverinë, ata nuk e kanë mbështet këtë program qeverisë, prandaj dhe angazhohen ta pengojnë maksimalisht. Opozita po duket si votues i LVV-së dhe i zhgënjyer”.

Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së në një intervistë në emisionin “Përballje”, Foto: Ridvan Slivova 

Rrustemi tha se kjo qeveri për 15 muaj qeverisje është përballur me tri kriza globale.

“Ne nuk kemi bërë asnjë lëvizje nga programi ynë qeverisës. E vërtetë është që kjo qeveri brenda 15 muajve është përballur me tri kriza globale, COVID-109, kriza energjetike dhe inflacioni”, ka thënë Rrustemi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori