LAJMI I FUNDIT:

I zhdukur që 14 ditë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 43 vjeçarit nga Gjilani

I zhdukur që 14 ditë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 43 vjeçarit nga Gjilani

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Agron (Rifat) Halimit, i cili është larguar nga shtëpia që nga data 25.03.2024 dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas një njoftimi të Policisë personi i zhdukur është larguar me veturën e tij, Golf V ngjyrë hiri me 06-810-BL.


“Agron (Rifat) Halimi  lindur me 05.12.1981, me adresë banimi në fshatin Bresalc- Komuna Gjilan, është larguar nga shtëpia që nga data 25.03.2024 me veturën Golf V ngjyrë hiri me 06-810-BL dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët  dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro’

Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/