LAJMI I FUNDIT:

Për 12 ditë, 88 punëtorë denoncuan punëdhëdhënësit e tyre në ATK

Për 12 ditë, 88 punëtorë denoncuan punëdhëdhënësit e tyre në ATK
Administrata Tatimore e Kosovës (Foto: Telegrafi)

Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), për vetëm 12 ditë janë raportuar 88 raste denoncuese, përmes aplikacionit elektronik për verifikimin e punëtorëve, nëse janë të deklaruar/regjistruar nga punëdhënësit e tyre.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se “bazuar në projektin për formalizimin e punësimit ndër arsyet kryesore që kanë kontribuar që punësimi joformal të trajtohet si i tillë janë nën-deklarimi i pagave, pagesa e pagave në dorë, të punësuarit pa kontrata pune, etj”.

“Të gjitha pikat e përmendura janë evidentuar edhe në raportet dhe anketat e bëra nga Banka Botërore, raportet e financuara nga Bashkimi Evropian, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Akademia e Shkencave të Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare, si dhe nga Institucionet tjera, dhe të gjeturat nga ATK në terren”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

“ATK fton të gjithë punëtorët që t’i bashkohen kampanjës së ATK-së, duke shfrytëzuar këtë aplikacion, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë që t’i ulim statistikat e punëtorëve të pa formalizuar, duke mundësuar realizimin e të drejtës tuaj për një të ardhme me një pensionim të sigurte”, thotë ATK. /Telegrafi/

Aplikacion mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së  https://apps.atk-ks.org/regemployer

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Ekonomi
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Ekonomi
Kalo në kategori