LAJMI I FUNDIT:

Për 10 vite ekonomia e Kosovës kaloi nëpër sfida të ndryshme

Për 10 vite ekonomia e Kosovës kaloi nëpër sfida të ndryshme

Ekonomia e Kosovës për një dekadë pavarësi ka pasur arritje dhe sfida të ndryshme.

Berat Rukiqi, këshilltar strategjik në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se në zhvillimin e ekonomisë në 10 vjet shtet janë bërë shumë punë, por mbetet ende për të punuar për të pasur një ekonomi më tw zhvilluar.


“Në disa indikatorë ka pasur zhvillim, për këto 10 vite ka zvogëlim të varfërisë. Kjo vjen si rrjedhojë e investimeve”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK.

Sipas tij, Kosova nuk ka arritur të këtë një brend të madh që është në vendet e regjionit. “Përveç bankave që kemi këtu e që janë me kapital të huaj”, tha Rukiqi duke shtuar se nuk ka pasur vendime të mëdha, duke veçuar prolongimin e ndërtimin e të Termocentralit “Kosova e Re”.
Kurse Arian Zeka drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), tha se ka pasur ekonomia e Kosovës ka pasur rritje pozitive.

“Këto pesë gjashtë vite ka pasur vlerësim të mirë nga Banka Botërore. Ka pasur përpjekje për promovim të investimeve, por nuk ka pasur shumë rritje të investimeve”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK.
Zeka tha se ka pasur progres nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës. “Ka vlerësim tek këto dy institucione. Sot është lehtë të bisedohet me ATK-në dhe Doganën e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/