LAJMI I FUNDIT:

Penza triumfon në derbin ndaj Bashkimit në konkurrencën e femrave në Ligën Unike

Penza triumfon në derbin ndaj Bashkimit në konkurrencën e femrave në Ligën Unike
(Foto: ligaunike.com)

Penza ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim me rezultat 78-80 (25:26, 17:17, 12:18, 24:19), në xhiron e dhjetë të Ligës Unike të femrave, që ishte e fundit për garat e rregullta.

Çereku i parë ishte i barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi, e herë tjetra, pa arritur shkëputjen e madhe, ndërsa kjo pjesë përfundoi 25:26. Edhe periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, ku epërsia ndërrohej sa në njërën anë e sa në të tjetrën, duke e bërë sfidën shumë interesante, kurse pjesa e parë përfundoi 42-43.


Në periodën e tretë mysafiret ishin për një nuancë më të mira, ku arritën epërsi prej tetë pikësh 50:58, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 54:61. Vendaset bënë përpjekje maksimale në dhjetë minutat e fundit, por nuk arritën përmbysjen e madhe, dhe vetëm të afrojnë rezultatin, kurse kampionet e Kosovës triumfuan në fund 78-80.

Te Bashkimi u dalluan Poole Porsche me 20 pikë e tetë asistime dhe Era Shatri me 17 pikë e 12 kërcime, kurse te Penza u dalluan Narlyn Mosquera me 22 pikë e 10 kërcime dhe Hilaire Kaela me 21 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Bashkimi ka pesë fitore e pesë humbje, kurse Penza ka tetë fitore e dy humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori