LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni do të studiojë pamjet e UFO-ve në hapësirën ajrore të kufizuar të SHBA-së

Pentagoni do të studiojë pamjet e UFO-ve në hapësirën ajrore të kufizuar të SHBA-së

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë njoftuar nisjen e një Task Force për të hetuar raportet për objekte të paidentifikuara fluturuese në hapësirën ajrore të kufizuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grupi do të vlerësojë objektet me interes dhe do të “zbusë çdo kërcënim të lidhur”, tha Pentagoni të martën.


Një raport ushtarak i shumëpritur në qershor nuk arriti të shpjegonte dhjetëra pamje të raportuara të UFO-ve dhe paralajmëroi për rreziqe të mundshme të sigurisë kombëtare.

Ndërkohë bëhet e ditur se grupi i ri do të mbikëqyret nga udhëheqës të lartë ushtarakë dhe të inteligjencës.

Grupi i Sinkronizimit të Identifikimit dhe Menaxhimit të Objekteve Ajrore do të “zbulojë, identifikojë dhe atribuojë objektet me interes në [hapësirën ajrore të përdorimit të veçantë]”, tha zëvendës sekretarja e Mbrojtjes, Kathleen Hicks, në një memo drejtuar udhëheqjes së lartë të Pentagonit të martën.

Direktivat e tyre përfshijnë reduktimin e boshllëqeve në aftësitë e zbulimit të inteligjencës, analizimin e të dhënave të inteligjencës dhe kundërzbulimit dhe rekomandimin e politikave në këtë fushë.

Departamenti i Mbrojtjes ka thënë se merr çdo raport për inkursione ajrore – të identifikuara ose të paidentifikuara – “shumë seriozisht dhe heton secilin”.

Siç vlerëson bbc, deklarata e së martës pranon sfidat e theksuara nga një raport i Pentagonit në Kongres në qershor, përcjell Telegrafi.

Ligjvënësit e kishin kërkuar raportin pasi ushtria amerikane raportoi raste të shumta të objekteve të paidentifikuara që shiheshin duke lëvizur në mënyrë të çrregullt në qiell.

Ishte thënë se nga 144 raporte të bëra për fenomenet që nga viti 2004, ata nuk mund të shpjegonin të gjitha, përveç njërit.

Ndërsa Pentagoni tha se nuk kishte “indikacione të qarta” për ndonjë aktivitet të botës tjetër, ai nuk përjashtoi mundësinë që objektet të ishin jashtëtokësore.

Në atë kohë u ofruan disa shpjegime të mundshme, duke përfshirë teknologjitë e avancuara nga një komb tjetër si Kina apo Rusia, fenomene natyrore atmosferike – si kristalet e akullit – që mund të regjistroheshin në sistemet e radarëve dhe “zhvillimet dhe programet e klasifikuara nga entitetet amerikane”.

Një rast i identifikuar “me besim të lartë” u konsiderua të ishte një “një tullumbace e madhe, që shfryhej”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori