LAJMI I FUNDIT:

​Pentagoni: Talebanët nuk ndërhyn në evakuim nga Kabuli

​Pentagoni: Talebanët nuk ndërhyn në evakuim nga Kabuli

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se talebanët nuk ndërhynë në evakuimin e Shteteve të Bashkuara nga Kabuli.

“Nuk kishte asnjë ndërveprim armiqësor me talebanët gjatë evakuimit,” tha Kirby.


Në një konferencë shtypi në Pentagon, gjenerali William Taylor tha se evakuimi nga Kabuli po vazhdonte dhe rendi u rivendos pas skenave kaotike të dëshmuara nga e gjithë bota dje.

“Tani që aeroporti është përsëri në funksionim, ne synojmë ta mbajmë atë në atë mënyrë,” tha Taylor.

Në 72 orët e fundit, 2.500 trupa të tjerë amerikanë janë dërguar në Kabul, dhe gjithsej 3.500 do të dërgohen deri në fund.

Pentagoni njoftoi gjithashtu planet për të evakuuar 9.000 njerëz në ditë nga Kabuli. Misioni i evakuimit duhet të zgjasë deri në fund të gushtit.