LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni: SHBA nuk mbështet dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë

Pentagoni: SHBA nuk mbështet dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë, tha të mërkurën zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i tha ministrit polak të mbrojtjes se SHBA-të nuk e mbështesin transferimin e MiG-29 tek forcat ajrore ukrainase “në këtë kohë”.

Gjermania nuk do të dërgojë aeroplanë luftarakë në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjermania nuk do të dërgojë aeroplanë luftarakë në Ukrainë

“Ai theksoi se ne nuk e mbështesim transferimin e aeroplanëve luftarakë shtesë tek forcat ajrore ukrainase në këtë moment, dhe për këtë arsye nuk kemi dëshirë t’i kemi nën kujdesin tonë”, tha Kirby.


Austin dhe Ministri polak i Mbrojtjes folën me telefon këtë mëngjes pasi Pentagoni lëshoi një deklaratë publike mbrëmë duke thënë se ata nuk besonin se propozimi polak për transferimin e MiG-29 në një bazë ushtarake amerikane në Gjermani ishte një opsion “i qëndrueshëm”, raporton cnn.

Ideja e paraqitur nga Polonia ishte shumë e rrezikshme, tha Kirby në deklaratën të enjten, pasi SHBA dhe NATO kërkojnë të shmangin një konflikt të drejtpërdrejtë midis aleancës dhe Rusisë.

Polonia tha të martën se ishte gati të vendoste – menjëherë dhe pa pagesë – të gjithë aeroplanët e tyre luftarakë MiG-29 në bazën ajrore Ramstein të Forcave Ajrore të SHBA-së në Gjermani dhe t’i vendoste në dispozicion të Uashingtonit për t’ia ofruar Ukrainës.

Dërgimi i aeroplanëve polakë në Ukrainë, Kosova përmendet si opsion i mundshëm për dërgimin e tyre
Lexo po ashtu Dërgimi i aeroplanëve polakë në Ukrainë, Kosova përmendet si opsion i mundshëm për dërgimin e tyre

Ndryshe, Kosova u raportuar si vendi ku mund të ankoronin aeroplanët polakë para se të shkonin drejt Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori