LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni ndotës më i madh i ambientit sesa Portugalia dhe Suedia

Pentagoni ndotës më i madh i ambientit sesa Portugalia dhe Suedia

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është konsumatori më i madh institucional në botë i karburanteve fosile dhe lëshon më shumë gazra me efekte të serave, sesa që një gjë të tillë e bën një vend i industrializuar si Portugalia apo Suedia, thuhet në një studim të realizuar së fundmi, raporton The Guardian.

Pentagoni, që është nën autoritetin e ushtrisë amerikane, ka lëshuar rreth 1.2 miliard tonë gazra me efekte të serave gjatë periudhës 2001-2017, thuhet në studimin e Universitetit Broën, i pari i këtij lloji në të cilin janë publikuar informacione të hollësishme, transmeton Telegrafi.

Emetimet e gazrave të dëmshme të Pentagonit gjatë viteve të fundit janë çdo herë e më të larta, dhe tejkalojnë përqindjen e shumë vendeve më të vogla. Rezultatet e studimit treguan gjithashtu se nëse Pentagoni do të trajtohej si një shtet, emetimet e tij do ta renditin atë në vendin e 55 më të madh në botë që lëshon gazra serrë.


Rreth 70 për qind e konsumit të Pentagonit është shpenzuar për transferimin e trupave dhe armëve, kryesisht për shkak të djegies së karburantit të aeroplanit dhe karburantit të naftës, thuhet ndër tjera në studim.

Vetëm gjatë vitit 2017, Pentagoni ka liruar rreth 59 milionë tonë dyoksid karboni dhe gazra tjera të dëmshme, duke tejkaluar kështu emetimet vjetore të Portugalisë dhe Suedisë. Sipas të dhënave të projektit global të atlasit të karbonit, sa i përket lirimit të CO2, Portugalia dhe Suedia renditen në vendin e 57 respektivisht në vendin e 65-të.

Peshën e ndotjes e mbajnë edhe gati 560 mijë zyra të shpërndara në territorin amerikan edhe nëpër botë, me gati 40 për qind të ndotjes dhe pjesën tjetër me karburantin dhe mobilizimin e trupave dhe makinerisë ushtarake. E sipas studimit, vetëm në vitin 2016, operacionet ushtarake të Mbrojtjes Amerikane kanë konsumuar rreth 86 milionë fuçi naftë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori