LAJMI I FUNDIT:

Pensionohet Xavi: Ky është viti i fundit si lojtar, karrierën do ta vazhdoj si menaxher

Pensionohet Xavi: Ky është viti i fundit si lojtar, karrierën do ta vazhdoj si menaxher
Xavi Hernandez . (Photo by Barrington Coombs/Getty Images)

 Xavi Hernandez e ka njoftuar pensionimin nga futbolli në një artikull të dërguar nga Doha, ku i ka zbuluar planet e tij për t’u bërë një menaxher.

Ai ka thënë se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në klub.


“Ky është sezoni im i fundit si lojtar, por unë pres që të shoh se çfarë ka të ardhme për mua si menaxher”.

Xavi, si kapiten i Al Sadd . (Photo by Neville Hopwood/Getty Images for Qatar 2022)

Ai e ka fituar kampionatin në Katar këtë vit.

“Filozofia ime si menaxher reflekton stilin që e kemi zhvilluar për shumë vite nën ndikimin e Johan Cruyff dhe La Masias dhe eksponenti kryesor i tij është në mënyrën që Barcelona luan”.

“I dua ekipet që marrin iniciativën në fushë, që sulmojnë” .

Xavi . (Photo by Francois Nel/Getty Images for adidas)

Në letrën që ai i dërgoi shtypit, thuhet, “Futbolli është një mjet i madh për t’i bashkuar njerëzit dhe për të ndryshuar jetën për të mirë.”

Xavi tani është 39 vjeç dhe ka luajtur 769 herë për Barcelonën, përpara se të transferohej në Katar në vitin 2015.

Xavi Hernandez . (Photo by Paul Gilham/Getty Images)

Ai ka fituar tetë tituj në LaLiga, tre Kupë të Mbretit dhe katër Liga të Kampionëve.

Ai është gjithashtu një fitues i Kupës së Botës dhe dy herë i Kupës Evropiane me Spanjën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori