LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Të luftojmë për valorizimin real të çdo punëtori në vend

Pendarovski: Të luftojmë për valorizimin real të çdo punëtori në vend

Presidenti Stevo Pendarovski ka uruar me rastin e festës së punëtorëve me një mesazh se 1 Maji është një mundësi reale për të kujtuar aspiratat tona për një shoqëri më të mirë dhe me të drejtë evropiane.

Si shtet, tha presidenti, duhet të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të promovuar të drejtat e të gjithë punëtorëve.


Mesazhi për 1 Majin, thekson ai, është për të gjithë qytetarët, punëtorët dhe luftëtarët për një të nesërme më të mirë.

“Të luftojmë për valorizimin real të çdo punëtori në vend, të çdo individi që me veprimtarinë e tij, me mundin dhe sakrificën e tij kontribuon për të mirën e përbashkët. 1 Maji është një mundësi reale për të kujtuar se aspirata jonë për një shoqëri më të mirë, me të drejtë, evropiane në çdo segment të jetës duhet të shndërrohet në jetë të përditshme me përpjekje të përbashkëta. Detyra jonë nuk është vetëm sigurimi dhe mbrojtja e tyre, por edhe promovimi i vazhdueshëm i të drejtave të punëtorëve. Të jemi të zëshëm ndaj padrejtësive, të respektojmë punëtorët dhe të drejtën e tyre për një jetë dinjitoze, sepse vetëm kështu do t’ia dalim në progresin e nevojshëm që meriton çdo punëtor dhe çdo qytetar. Gëzuar 1 Majin”, deklaron presidenti Pendarovski.

Sipas tij, si në kulmin e krizës, edhe sot të gjithë punëtorët respektohen.

“Me shpresën që ta dërgojmë në harresë pandeminë, sot ua uroj Ditën Ndërkombëtare të Punës të gjithë qytetarëve, punëtorëve dhe luftëtarëve për një të nesërme më të mirë. Si në kulmin e krizës, edhe sot i bëjmë nderim të gjithë punëtorëve pa të cilët vështirë se do të mund ta kalonim krizën shëndetësore dhe ekonomike e sociale”, thotë Pendarovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori