LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski – Rubin: Rezistencë ndaj dezinformatave që ofrojnë alternativa të paqarta për integrimin evropian

Pendarovski – Rubin: Rezistencë ndaj dezinformatave që ofrojnë alternativa të paqarta për integrimin evropian

Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur përfaqësuesin e posaçëm dhe koordinatorin e Qendrës për angazhim global të DASH-it, James Rubin.

“Në takim është biseduar për përpjekjet dhe mënyrat e përballjes me dezinformatat dhe ndikimin e tyre mbi zhvillimin e proceseve demokratike në nivel global.


Presidenti Pendarovski ka vlerësuar se dezinformatat kanë potencial të ndikojnë në procese të mëdha politike dhe qytetare tek ne dhe në botë dhe për këtë shkak paraqesin një nga kërcënimet prioritare për sigurinë kombëtare të shumë vendeve”, thonë nga Kabineti i Presidentit.

Pendarovski ka theksuar nevojën e investimeve të vazhdueshme në resurse dhe aftësi për njohjen dhe zbulimin e tyre dhe krijimin e strategjive kombëtare për përgjigje adekuate ndaj dezinformatave.

“Presidenti ka potencuar përkushtimin e RMV-së që të vazhdojë aktivisht të punojë në përforcimin e rezistencës ndaj dezinformatave, parandalimin dhe uljen e ndikimeve të dëmshme duke llogaritur rezistencën ndaj fushatave të dezinformatave që kanë për qëllim të nxisin disponim anti-perëndimor dhe të promovojnë alternativa të paqarta për integrimet evropiane”, thuhet në komunikatën e kabinetit presidencial.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori