LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Perspektiva evropiane është parakusht për sigurinë e rajonit

Pendarovski: Perspektiva evropiane është parakusht për sigurinë e rajonit

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, Aleksandar Shallenberg, Jan Lipevski dhe Miroslav Vlahovski, përfaqësues të formatit të iniciativës trepalëshe Sllavkov.

Në takim u diskutua për aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe situatën në rajon më gjerë, në kuadër të agresionit rus ndaj Ukrainës.


Presidenti Pendarovski falënderoi vendet e formatit Sllavkov për mbështetjen e vazhdueshme në aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe në këtë kontekst u shkëmbyen mendime për rrjedhën e skriningut dypalësh të vendit tonë me BE-në, si dhe për nevoja për ndryshime në kushtetutë që rrjedhin nga kuadri i negociatave me BE-në.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale në Ballkanin Perëndimor, ku presidenti Pendarovski theksoi se perspektiva evropiane është një nga parakushtet e rëndësishme për stabilitetin e përgjithshëm, sigurinë dhe zhvillimin demokratik të rajonit.

Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski vuri në dukje nevojën që BE-ja të ruajë fokusin e saj në rajon, duke vënë në dukje se në kohën e sfidave serioze të sigurisë në tokën evropiane, është më e rëndësishme se kurrë që zgjerimi të shihet jo vetëm si një procedurë teknike, por edhe si një mjet i rëndësishëm gjeopolitik i BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori