LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski për zgjedhjet: KSHZ-ja nuk është kompetente të caktojë datë

Pendarovski për zgjedhjet: KSHZ-ja nuk është kompetente të caktojë datë

“KSHZ-ja nuk është e autorizuar të thotë se kur mund të ketë zgjedhje. Nëse politikanët thonë se do të ketë, ata do ta dërgojnë atë brenda kornizës ligjore. Tani kemi një kornizë ligjore, nëse më tej miratohet e re, ata do ta respektojnë atë”.

Këtë e deklaroi presidenti Stevo Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurisë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse u diskutuan përgatitjet rreth zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Presidenti Pendarovski theksoi se tre gjëra nga takimi i kaluar i liderëve u kërkuan nga institucionet kompetente.

“Së pari, në lidhje me misionin e monitorimit të OSBE/ODIHR. Dy ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov bisedoi me shefin kësaj organizate dhe u sigurua se do të ketë me shkrim për sa kohë ata janë gati dhe nëse janë të gatshëm të monitorojnë zgjedhjet tona në kushte të pandemisë”.

“Së dyti u kërkua dokument nga Komisioni për Sëmundje Infektive, i cili tashmë është përgatitur dhe që tregon për të gjitha protokollet e nevojshme për zbatimin e zgjedhjeve”, tha Pendarovski.

Në lidhje me materialin e paraqitur nga KSHZ-ja deri tek ai, Pendarovski tha se nga ai ishte qartë që KSHZ-ja nuk është e autorizuar të thotë kur mund të ketë zgjedhje, do të përshtaten në kornizën ligjore pasi politikanët të marrin vendim.

Ai theksoi se pati takim me anëtarët e KSHZ-së dhe është plotësisht i sigurt në profesionalizmin e tyre dhe e di se materiali i paraqitur deri tek ai u miratua unanimisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori