LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Motivi për rastin “Monstra” nuk është vërtetuar

Pendarovski: Motivi për rastin “Monstra” nuk është vërtetuar

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski i pyetur për rastin “Monstra” tha se si motiv nuk i duket i besueshëm, pra nuk thotë që ata persona nuk e kanë bërë atë krim, por që motivi për xhihad nuk është i vërtetuar.

“Nuk them që ata persona nuk e kanë bërë atë krim. Si motiv është i dyshimt nëse është i vërtetë që 5 persona të vriten për xhihad, kjo në Europë ka ndodhur rrallë dekadën e fundit. Nëse është xhihad, pra nëse janë mirë të orgnaizuar, mirë të financuar, dhe që i planifikojnë gjatë sulmet e tyre dhe asnjë nga shërbimet e tona të mos i kualifikojë si të tilla prej përpara. Gjykimi dhe rigjykimi e vërtetoi se kanë dëshmi se këta persona i kanë kryer vrasjet në liqenin e Smilkovcit, por nuk është vërtetuar se e kanë bërë për luftën e shenjt fetare – xhihad.


Pra ju e kontestoni edhe motivin aktual me të cilin janë denuar, e që është terrorizëm?

Terrorizëm mund të jetë… nuk mund ta dij. Një gjë e di, se motivi për vrasjen nuk është vërtetuar plotësisht“, tha presidenti Pendarovski./Alsat/