LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s vetëm me miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Pendarovski: Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s vetëm me miratimin e ndryshimeve kushtetuese

“Përveç marrëveshjes me emrin asnjë problem tjetër nuk kemi apo probleme tjera që mund të na ndalojë drejt anëtarësimit në NATO që do të thotë se varet nga zbatimi i marrëveshjes së Prespës. Nëse ka mesi i janarit përfundojnë ndryshimet kushtetuese, në shkurt, me siguri do të nënshkruajmë protokoll me Aleancës ku pas anëtarësimit tonë do të shkojë për ratifikim në Kuvendet e gjithë 29 vendeve anëtare të NATO-s”.

Këtë e tha sot koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski në debatin e sotëm në Tetovë me titull “Maqedonia në NATO, sfidat pas marrjes së ftesës”, që e organizoi Sektori për Mbrojtje dhe Siguri pranë Aleancës për Shqiptarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kushtet për hyrje në NATO që nga vitit 2008 sepse në komunikatën e NATO-s nga Samiti i Aleancës në Bukuresht atë vit thotë se kandidati i ka plotësuar të gjitha kushtet përveç marrëveshja rreth ermit me Greqinë. Ne jemi kandidati më i gjatë, sepse 19 vite kemi status të kandidatit për në NATO ashtu siç është Turqia për hyrje në BE> Ne jemi kandidati më i përgatitur në historinë e Aleancës, sepse kemi kaluar 19 cikle të programit nacional vjetor”, deklaroi Pendaroski.

Edhe për kryetarin e Këshillit euroatlantik të Maqedonisë dhe këshilltarit të kryeministrit për NATO, Ismet Ramdani nuk ka dilema se Maqedonia do të bëhet anëtare e Aleancës.

“Bisedimet tashmë kanë mbaruar dhe tash pritet të kalojnë ndryshimet kushtetuese lidhur me marrëveshjen me Greqinë. Më pastaj do të shkojë në Kuvendet e vendeve anëtare në NATO sipas dinamikave të tyre deri sa ne në fillim të vitit 2019 do të ulemi në të njëjtën tryezë të këtyre vendeve, por nuk do të kemi të drejtë në votim deri sa ta mbarojmë gjithë procedurë. Kështu me siguri deri në fund të vitit 2019 do të jemi anëtar i plotë i NATO-s”, tha Ramdani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori