LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Kemi bërë diçka që askush nuk e ka bërë në histori

Pendarovski: Kemi bërë diçka që askush nuk e ka bërë në histori

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thotë se është gati për “ndryshim të vërtetë”, shkruan e përditshmja franceze “Le Monde”.

Gazeta përshkruan presidentin si një njeri me shpresë të plotë se Bashkimi Evropian (BE) do t’i japë ende dorë vendit tonë të vogël dhe do të jetë i bindur se ka argumente të forta, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Popullsia me të vërtetë ndjen hidhërim. Por nuk ishte vendimi i Emmanuel Macron por ai i Këshillit Evropian”, tha Pendarovski në një intervistë për gazetën “Le Monde”.

Pendarovski në intervistë tha se të gjithë ishin të bindur se ne do të kishim negociata të privilegjuara për shkak së zgjidhjes së kontekstit me emrin prej dekadash me Greqinë fqinjë.

“Të gjithë ishin të bindur se do të kishim negociata të privilegjuara. Ne kemi bërë diçka që askush tjetër nuk ka bërë në historinë e diplomacisë moderne. Por edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme”, tha Presidenti.

Pendarovski tha se vendimi i Presidentit Francez Emmanuel Macron është larg fyerjes për Maqedoninë e Veriut, por mbi të gjitha është një kritikë për funksionimin e Evropës dhe procesin e integrimit të shteteve të reja anëtare, që konsiderohet shumë të rrepta dhe burokratike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori