LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Jam i bindur se bota do të jetë vend më i mirë për të jetuar nëse të gjithë jemi të barabartë

Pendarovski: Jam i bindur se bota do të jetë vend më i mirë për të jetuar nëse të gjithë jemi të barabartë

Në marshin tradicional të ditës së gruas organizuar nga forumi i grave të LSDM, kandidati për kryetar shteti, Stevo Pendarovski tha se beson fuqishëm se mbledhje e këtillë kontribuon në ngritjen e zërit.

“Jam i bindur se bota do të jetë vend më i mirë për jetesë nëse të gjithë jemi të barabartë”, tha Pendrovski duke shtuar se bota nuk do të jetë e njëjtë pa praninë e grave, pa inspirimin dhe kreativitetin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij mbledhja e sotme duhet të jetë inkurajim për mundësi të barabarta për të gjithë.

Forumi i grave të LSDM marshon në Shkup për të shënuar ditën ndërkombëtare të gruas
Lexo po ashtu Forumi i grave të LSDM marshon në Shkup për të shënuar ditën ndërkombëtare të gruas

Përndryshe forumi i grave të partisë në pushtet, LSDM në Shkup mbajti marsh për të shënuar ditën ndërkombëtare të gruas.