LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski dhe Siljanovska shpresojnë se do të arrihet censusi në rrethin e dytë

Pendarovski dhe Siljanovska shpresojnë se do të arrihet censusi në rrethin e dytë

Jehona e ulët në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, e ndryshoi retorikën Pendarovskit dhe Siljanovskës. Ata përpiqen të gjenerojnë pjesëmarrje më të madhe me qëllim që të arrihet censusi i nevojshëm prej 40%.

Kandidati Stevo Pendarovski nga Velesi mbrëmë bëri thirrje në dalje të madhe të qytetarëve dhe ta rrethojnë numrin 3,. sepse siç tha ai, nuk dëshiron as të paramendojë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen nëse fiton kundërkandidatja e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Abstenimi i qytetarëve në votim, kandidatja Gordana Siljanvoska Davkova e quajti “sëmundje moderne demokratike” që ka trokitur edhe në dyert e Maqedonisë. Megjithatë, ajo shpreson se do të arrihet censusi, duke ju bërë thirrje të gjithëve që kanë dilema të votojnë.

Ndryshe, në rrethin e parë zgjedhor që u mbajt më 21 prill votuan 41.85% të votuesve të regjistruar të Listës Zgjedhore. Me mbi 41% në rrethin e dytë do të ishte i suksesshëm, për shkak se që zgjedhjet të jenë të suksesshme nevojiten 40%. Në rast se nuk arrihet, në gjashtë muajt e ardhshëm, përkatësisht deri deri te caktimi dhe mbajtja e zgjedhjeve presidenciale, funksionin e të parit të shtetit e ka kryetari i Kuvendit, në këtë rast, Talat Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori