LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-Angellov: Maqedonia e Veriut e vlerëson lartë ndihmën e Bullgarisë

Pendarovski-Angellov: Maqedonia e Veriut e vlerëson lartë ndihmën e Bullgarisë

“Marrëdhëniet në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vazhdimisht shënojnë trend pozitiv, si në politik po ashtu edhe në ekonomi”.

Këtë e theksuan presidenti Stevo Pendarovski dhe ambasadori i Bullgarisë në Shkup Angell Angellov, të cilët sot realizuan takim në villën e krytarit të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, ai në takim ma thënë se Maqedonia e Veriut e vlerëson lartë forcën dhe ndihmën e Bullgarisë për marrje të datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ka përshëndetur ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO.

Të dy bashkëbiseduesit në takim kanë potencuar rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit, në drejtim të integrimit të plotë në BE./Telegrafi/