LAJMI I FUNDIT:

Pelosi: Udhëtimi në Azi kurrë nuk ka nënkuptuar ndryshimin e status quo-së në Tajvan

Pelosi: Udhëtimi në Azi kurrë nuk ka nënkuptuar ndryshimin e status quo-së në Tajvan

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, ka deklaruar se udhëtimi i saj nëpër Azi, që shtyu Kinën të zhvillonte stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në ujërat pranë Tajvanit, nuk ka nënkuptuar kurrë ndryshimin e status quo-së në Tajvan apo në rajon.

Pelosi me delegacionin e saj qëndroi në Japoni në etapën e fundit të udhëtimit në Azi, që përfshinte edhe një ndalesë të paralajmëruar në Tajvan, transmeton Telegrafi


Gjatë vizitës së nivelit më të lartë të një zyrtari amerikan në Tajvan në 25 vjet, Pelosi vlerësoi demokracinë e vendit dhe u zotua për solidaritet, deklarata këto që zemëruan Kinën.

Pse është kaq e diskutueshme vizita e Nancy Pelosit në Tajvan?
Lexo po ashtu Pse është kaq e diskutueshme vizita e Nancy Pelosit në Tajvan?

Gjatë një konference për shtyp në Tokio, Pelosi foli për stuhinë diplomatike të shkaktuar nga vizita në Taipei.

“Nga fillimi kemi thënë se shfaqja jonë këtu nuk sjell ndonjë ndryshim të status quo-së në Tajvan apo rajon”, tha ajo gjatë konferencës për media pas takimit me kryeministrin japonez Fumio Kishida, raporton Reuters.

Në anën tjetër transmetuesi publik i Kinës ka raportuar se stërvitjet ushtarake që filluan të enjten dhe duhet të përfundojnë të dielën, do të jenë më të mëdhatë që ndonjëherë Kina i ka zhvilluar në ngushticën e Tajvanit.

Pesë raketa kanë rënë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë (EEZ), që e detyroi Tokion t’i dërgojë notë proteste përmes kanaleve diplomatike.

Lojëra lufte mbi Tajvanin: Ushtrime apo përgatitje për një pushtim të plotë të ishullit?
Lexo po ashtu Lojëra lufte mbi Tajvanin: Ushtrime apo përgatitje për një pushtim të plotë të ishullit?

Një prej aleatëve më të mëdhenj të Washingtonit, Japonia – ka filluar të brengoset për veprimet e Kinës dhe mundësisë që Pekini do të mund të ndërmerrte veprime ushtarake kundër Tajvanit.

Kishida ka t hënë më herët se këto dy vende aleate do të punojnë bashkë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit, që konsiderohet si rrugë kyçe për anijet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori