Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi hodhi poshtë dje, pretendimet e deputetëve Ben Blushi, Mimoza Hafizi e Petrit Ago për manipulime në referendumin e ditës së shtunë. Ai tha se kjo pakicë, që po vjen gjithnjë e duke u bërë më pakicë, duhet të pranojë rezultatin e referendumit nëse do të qëndrojë në Partinë Socialiste.
I pyetur në lidhje me mundësinë e një përjashtimi të deputetit Ben Blushi, Pëllumbi u shpreh se nuk ka nevojë për një përjashtim nëse tjetri përjashton veten.
Zoti Pëllumbi, si shkoi për ju referendumi i mbajtur ditën e shtunë brenda Partisë Socialiste për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse quhet i rinovuar mandati i kryetarit të partisë, kur ai është edhe kryeministër?
Unë them që ishte një demonstrim demokratik, i vullnetit të anëtarësisë së Partisë Socialiste, që erdhi menjëherë pas Kongresit. Gjithashtu ishte një akt që tregoi forcën e mirëkuptimin brenda anëtarësisë së PS-së. Ky referendum dhe votimi i ditës së shtunë tregoi se Partia Socialiste mbetet një nga forcat më të organizuara në vend.
Profesor, pati gjatë këtyre ditëve kritika nga disa deputetë të PS-së, si zoti Blushi, zonja Hafizi, se pati manipulime, madje kutitë ishin mbushur më përpara; si i vlerësoni? Ju, i vutë re gjatë votimit shkeljet që thuhen?
Nuk pati absolutisht asnjë shkelje, për mendimin tim, sepse unë mora pjesë në votim, madje anëtarët e partisë rrinin në rresht për të votuar. Çdo gjë ishte e dokumentuar. Çdo anëtar paraqitej para komisionit me kartën e anëtarësisë, ishin listat dhe çdo gjë ishte shumë mirë e organizuar. Fletët e votimit, vendet e sekretimit, kabinat e votimit ishin të gjitha në rregull. Çdo gjë ishte normale, madje do të thosha e përkryer. Çdo pretendim i atyre apo i asaj pakice – që ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më shumë pakicë – për shkelje dhe për pavlefshmëri të referendumit, mua më duket se është jashtë çdo logjike dhe jashtë çdo realiteti.
Ka pasur këto dy ditë, opinione të ndryshme që bëjnë një analogji mes zgjedhjeve të kohës së monizmit dhe këtij referendumi, ku si pjesëmarrja, ashtu edhe rezultati dalin me rreth 99.99%. A shihni diçka të tillë?
Nuk ka të bëjë me analogji, sepse ato zgjedhje për të cilat bëhet fjalë ishin zgjedhje popullore. Këtu është fjala për zgjedhje në parti. Partitë janë të organizuara, janë me anëtarë që kanë dokumente, që kanë një organizatë të tyre. Kështu që është plotësisht normale që, një votim që bëhet brenda një partie të ketë një përqindje të lartë. Ndërsa, votimi për të cilin flitet ishte votim elektoral, popullor, i cili ishte formal dhe zhvillohej sipas atyre parametrave që përmendët ju. Analogjia, për mendimin tim, këtu nuk ka vend. Ky është votim për referendum në parti, pra votim në një organizatë vullnetare që bashkon njerëz sipas bindjeve të tyre dhe interesave. Kështu që nuk ka vend të bëhet një krahasim i tillë me një votim popullor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron