LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini në maj tregon për të ardhmen e tij

Pellegrini në maj tregon për të ardhmen e tij

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, duke folur për të ardhmen e tij, ka thënë se në fund të sezonit do të flas për të ardhmen e tij.

Tekniku kilian në fund të këtij kampionati do ta mbyll aventurën tek “qytetarët” për t’ia liruar vendin Pep Guardiolas, transmeton KosovaPress.


Pelegrini është i lidhur me rikthimin në Spanjë, ku kërkohet nga Valencia, por ish-trajneri i Real Madridit pritet ta bëjë të ditur të ardhmen e tij.

“Tani jam i fokusuar vetëm në ndeshjet e sezonit. Ne muajin maj përfundon sezoni, atëherë unë do të flas. Tani jam i përqendruar vetëm në punë time”, ka thënë Pellegerini.