Fur vests for every style and personality


Modele të ndryshme të peliçeve janë prezantuar nga stilistët në pasarelat e fundit. Tendencat janë me ngjyra të larmishme e të gjalla: e verdha, e kuqja, roza, bezha dhe e kaltra. Markat më të mira kanë dizajnuar linja të veçanta dhe shumë origjinale. Peliçe të gjata dhe të shkurtra, ku vërehet një gamë e gjerë për zgjedhjen e modeleve. Peliçja është ndër veshjet më në modë për stinën e ftohtë, për t’u mbrojtur nga i ftohti, por edhe për një pamje alternative.

0 Rihannas New York City Kye Fall 2014 Blue Mink Coat Isabel Marant White Skinny Jeans and Gray Suede Lace Up Pumps

Ndër krijimet më të pëlqyera janë ato të propozuara nga stilistët me ngjyrat rozë dhe turkeze. Veshja ideale për t’u kombinuar me një peliçe është një fund lëkure - tendencë e fundit e modës. Edhe për sezonin 2014-2015, ngjyra pink konfirmohet si një ngjyrë mjaft e dashur nga stilistët. Po ashtu, edhe propozimi i ngjyrës së verdhë në limon, që vjen nga marka të tjera është një veshje alternative për mbrëmjet e fundvitit. 

1419788072pelice5 jpgfaqe

Elia Zharia

Në rastet e një veshjeje njëngjyrëshe, një peliçe në tri ngjyra kontrasti do të të jepte një stil krejt të veçantë.

1419788183juli5 jpgfaqe

Juliana Pasha

Peliçet mund të jenë të gjata apo të shkurtra, me një apo kopsë të dyfishtë, njëngjyrëshe apo me stampa dhe me ngjyra, shkruan revistaclass. Kthehen në modë këtë vit modelet me efekte natyrale të cilësisë së lartë.

DSC 2506 copy

Irena Kita

Stili animal, gjithmonë shumë i dashur, konfirmohet si tendenca që dominon koleksionet e brendeve të mëdha ndërkombëtare.

1419788072peli2 jpgfaqe

/Telegrafi/