LAJMI I FUNDIT:

Peja proteston sot për Ramushin

Peja proteston sot për Ramushin

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, sot organizon protestë në përkrahje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në konferencën e djeshme të mbajtur në selinë e degës, kryetari i këtij subjekti në Pejë, Fatmir Gashi ka shpalosur agjendën për protestën që mbahet të shtunën në ora 13:00 në qendër të Pejës në përkrahje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.


Gashi ka vlerësuar që tashmë, pasi që Serbia ka dorëzuar dosjet është vërtetuar se ndalimi i Ramushit është krejtësisht politik.

“Në këtë situatë kur Ramushi ndalet në Francë, jemi dëshmitarë të disa lëvizjeve si treni, pastaj paralajmërimet për formim të Asosacacionit e sidomos deklaratave se demakracionit duhet të kalojë shpejtë në muajin shkurt, që në fakt janë të habitshme pse po ndodhin mu tani kur kryetari Haradinaj nuk është këtu”, ka thënë Gashi

Kryeu i ri i degës së AAK-së në Pejë, i cili edhe është kandidat për kryetar të Komunës së Pejës nga ky subjekt, ka ftuar qytetarët e Pejës dhe dukagjinit që t’i bashkohen protestës paqësore, e paraparë për sot nga ora 13:00 në Pejë.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Komunës së Pejës dhe Dukagjinit, që më 4 shkurt masovikisht të dalin në ora 13:00 në qendër të qytetit dhe të ngritet zëri për ndalimin e Ramushit por edhe për demarkacionin që po tentohet që shpejtë e shpejtë të aprovohet në këtë kohë”, ka përfunduar Fatmir Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori