LAJMI I FUNDIT:

Peja në zonën e kuqe me rekord rastesh ditore me COVID-19, nënkryetari bën përgjegjës edhe qytetarët

Peja në zonën e kuqe me rekord rastesh ditore me COVID-19, nënkryetari bën përgjegjës edhe qytetarët

Komuna e Pejës është në radhën e atyre komunave që janë futur në zonën e kuqe të rrezikshmërisë së pandemisë, prandaj nga e premtja do të futet në orë policore.

Kjo komunë sot pati edhe numrin më të madh ndonjëherë të të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë me 59 raste, njofton Klan Kosova.

Nënkryetari i kësaj komune, Fatmir Asllani, po thotë se masat e reja të normalisht se do t’iu pengojnë qytetarëve dhe biznese, por se edhe autoritetet komunale pajtohen se shëndeti është para të gjithave.

“Kjo është një pengesë sidomos për bizneset dhe nuk e mirëpresin këtë vendim sepse kemi pasë kontakte joformale me ata, por që Qeveria e ka konsideruar që shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm”, tha Asllani në Klan Kosova.

Asllani tregoi se komuna ka aktivizuar shtabet emergjente që nga fillimi i pandemisë dhe se po ashtu aktive janë edhe qendrat operative dhe task-forcat e komunës.

Nënkryetari i Pejës për rritjen e rasteve përgjegjës po i lë edhe vetë qytetarët, që tha se kohët e fundit nuk i janë përgjigjur shumë thirrjeve të tyre për zbatim të rekomandimeve dhe se lëvizja ka qenë më pak e kontrolluar.

Por, sa mund komuna që t’iu ndihmojë bizneseve?

“Ne e kemi të pamundur të ndihmojmë bizneset, por i kemi liruar nga pagesa për shfrytëzimin e hapësriave të jashtme publike që të mos i ngarkojmë edhe me këtë, si dhe lehtësira tjera nga Qeveria, me të cilën bashkërisht po mundohemi që t’i përmbahemi vendimeve që i merr Qeveria”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori