LAJMI I FUNDIT:

​Peja e “mbuluar” nga mbeturinat, kompania paralajmëron shtrenjtimin e tarifave

​Peja e “mbuluar” nga mbeturinat, kompania paralajmëron shtrenjtimin e tarifave

Gati në çdo cep të qytetit të Pejës mund të hasësh në mbeturina, kjo pasi që ato hidhen në mënyrë ilegale nëpër trotuaret e rrugëve të këtij qyteti, shkruan kp.

Përkundër kësaj dukurie, ndërmarrja publike për menaxhimin e mbeturinave po paralajmëron edhe rritjen e tarifave për shërbime nga 5 në 6 euro.


Nga partia opozitare Vetëvendosje në këtë komunë kanë kritikuar kompaninë për menaxhimin e mbeturinave dhe komunën për mosmirëmbajtjen e ambientit.

E kryeshefi i ndërmarrjes publike “Ambienti” në Pejë, Diedon Berisha tha për KosovaPress se kjo kompani po kryen shërbimin në mënyrën më të mirë të mundshme. Mirëpo, sfidë për këtë kompani mbeten deponitë e ilegale të mbeturinave.

Megjithatë, Berisha thekson do të bëhet edhe rritja e tarifës për shërbimet.

“Ne si kompani jemi në angazhim 24 orë për qytetarët e Pejës…Ne mendojmë se jemi duke kryer shërbim aq mirë sa të jetë e mundur”, tha si, duke shtuar se nga gushti i vitit të kaluar kanë bërë eliminimin e 15 pikave të kontejnerëve.

Sipas tij, pastërtia është në nivel por problem mbeten deponitë ilegale, të cilat janë në zona të caktuara.

“Ajo është vështirësi ose ta quajmë problem, sepse nuk mund t’i mbash nën menaxhim pa pasur kamera, pa pasur inspeksion dhe pa pasur polici aty, dhe për neve si kompani është e vështirë kjo punë”, tha Berisha.

Ndërkaq, zyrtari i subjektit politik LVV, Berat Ganiqi ka akuzuar partitë në pozitë në lidhje me strategjitë që po përdorin për mirëmbajtjen e ambientit në këtë komunë.

Ai tha se janë hequr të gjithë kontejnerët që kanë ekzistuar në qytetin e Pejës, siç tha ai me qëllim që t’i ikin asaj pamjes së shëmtuar me mbeturina që po bëhet në qytet.

“Deri më tani është duke u bërë një mirëmbajtje e keqe, sepse gjatë gjithë këtyre viteve që është në pushtet LDK-ja dhe PDK-ja, së bashku që po qeverisin komunën e Pejës, është duke u bërë një strategji e gabuar në mirëmbajtjen e ambientit për shkak se janë hequr të gjithë kontejnerët që kanë ekzistuar në qytetin e Pejës, me qëllim që t’i ikin asaj pamjes së shëmtuar që po e bëjnë në qytet.

…Shembull, në ndërtesën më të lartë në Pejë ‘Rokaqielli’, në të kaluarën i ka pasur së paku katër kontejnerë, tani nuk ka asnjë. Banorët e asaj ndërtese nuk kanë se ku t’i hidhen mbeturinat…”, potencoi Ganiqi.

Sa i përket paralajmërimit për rritjen e tarifave, kryeshefi i kompanisë “Ambienti”, Berisha potencon se shtrenjtimi do ndodhë për shkak se kompania e tyre po operon me humbje financiare.

“Kompania që nga viti 2011/12 e ka çmimin e njëjtë, 5 euro për të kryer shërbim. Ne kemi bërë analizime se kompania jonë është duke operuar me 75 cent humbje për një klient. Kjo do të thotë që ne jemi të detyruar që të rrisim çmimin për mbledhjen e mbeturinave…

Rritja e tarifave është e detyrueshme dhe e domosdoshme për qytetin e Pejës dhe gjithë qytetet e tjera të Kosovës… Ne do ta rrisim tarifën 6 euro, që është një tarifë jo fitimprurëse që sjell fitim për kompaninë, por është tarifë e cila mbulon pjesën më të madhe të kostove”, u shpreh Berisha.

Ndërkaq, Ganiqi i VV-së, ka kritikuar edhe vendimin për rritjen e tarifave të faturave për mbeturina.

Sipas Ganiqit, në këtë krizë ekonomike, nuk është koha e duhur për një ngritje të tillë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori