LAJMI I FUNDIT:

Pedofili rrëmben 9-vjeçaren në Rusi, në momentet e fundit e shpëtoi një adoleshent – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Pedofili rrëmben 9-vjeçaren në Rusi, në momentet e fundit e shpëtoi një adoleshent – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Një 16-vjeçar ka arritur ta shpëtojë një vajzë 9-vjeçare të cilën e kishte rrëmbyer një pedofil.

Vjaceslav Doroshenko po shëtiste nëpër lagjen e mbuluar nga bora në Irkutsk të Rusisë pas stërvitjeve në basketboll, kur pa një burrë rreth të 50-ve duke kapur me forcë një vajzë të cilën e futi dhunshëm në veturën e tij, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë kanë filmuar atë moment rrëqethës, kurse pedofili pasi është arrestuar e ka demonstruar tërë situatën duke përdorur një kukull në vend të vajzës.

Në anën tjetër adoleshenti që pa dhe dëgjoi vajzën duke kërkuar ndihmë, u ka shpjeguar policëve gjithçka që kishte ndodhur atë ditë.

“Jam kthyer shpejtë dhe pashë një person të rritur duke vrapuar në drejtim të rrëmbyesit, të cilit i tregova se çfarë ndodhi”, ka deklaruar ky i ri.

Burri që në ato momente hasi në Vjaceslavin po mundohej ta ndizte veturën e tij, pasi kishte kryer punën në një fabrikë.

“Fillova të vrapojë në drejtim të veturës, desha ta shoh se si do të reagojë ai. Me t’u shfaqur para tij unë dhe djaloshi, ai u nis me shpejtësi”, ka deklaruar ai.

Megjithatë adoleshenti kishte arritur të futet në veturën e pedofilit i cili në vitin 2017 ishte liruar nga burgu për përdhunim.

Por, rruga e rrëshqitshme bëri që të përfundojë në humnerë, dhe aty të shfaqet burri që e ndihmoi adoleshentin që ta shpëtojë vajzën e vogël.

“U mundua të arsyetohet se kinse e ka ngatërruar me motrën e tij, duke pretenduar se ishte i bindur që është motra e tij”, ka shtuar ky burrë.

Në anën tjetër rrëmbyesi është munduar të arratiset por pas intervenimit të policisë ka përfunduar në pranga. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori