LAJMI I FUNDIT:

Pedagogët të keqpaguar në Shqipëri, 5-9 mijë euro paga mesatare në vendet e BE-së

Pedagogët të keqpaguar në Shqipëri, 5-9 mijë euro paga mesatare në vendet e BE-së

Pagat e profesorëve në fakultete variojnë nga 90 mijë lekë deri në 140 mijë lekë në rangun drejtues. Pra, rroga mesatare mujore e mësimdhënësve në arsimin universitar, është 115 mijë lekë, ose 980 euro.

Në raport me vendet e rajonit, edhe në këtë sektor, në vlerë pagat janë më të ulëtat. Ato pasohen në shkallë rritjeje nga Bosnja, Maqedonia e Veriut e Serbia.


Në Bashkimin Evropian ato variojnë nga 5000 deri në 9000 euro në muaj, ndërsa në Australia e Zvicër, mbajnë rekordin me rroga që mbërrijnë deri në 16 mijë euro në muaj.

Rivlerësimi i fundit për rrogat e profesorëve në Shqipëri, është bërë në vitin 2004 dhe 13 vjet më vonë është bërë indeksim.

Sindikatat kërkojnë përmes protestave dhe presionit për bojkot, që pagat të rriten 30% në këto momente. Por, qeveria në përgjigjen e parë që ka dhënë ka dalë me vendimin për t’i rritur 7%, duke dhënë sinjale për një rivlerësim në vitin 2023.