LAJMI I FUNDIT:

Peci: Kosova shënon rekordin e të mbjellave këtë vit

Peci: Kosova shënon rekordin e të mbjellave këtë vit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se Kosova ka shënuar rekordin e të mbjellave këtë vit që nga paslufta.

Peci ka deklaruar se Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka mbështetur bujqit.


“Kosova shënon rekordin e të mbjellave këtë vit që nga paslufta! E këtë e ka mundësuar mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe fermerët si Gani Dobratiqi. Ganiu nga fshati Besi, komuna e Prishtinës është kultivues i 17 hektarëve me grurë dhe 7 hektarëve me misër e njëherit mbarështon edhe 10 lopë nga të cilat merr në baza ditorë 200 litra qumësht. Ai njëherit mbarështon edhe një numër të konsiderueshëm të viçave për majmëri”, ka pohuar Peci.

Tutje, ministri ka shtuar se bujqit përfitojnë edhe subvencione për naftë.

“Rekordi i çmimeve të favorshme! Bujqit tanë nuk kanë qenë asnjëherë më të përkrahur sesa nga Qeveria Kurti 2. ️Për shumë vite ata ankoheshin se për naftën e përdorur në bujqësi paguajnë njëjtë si qytetarët e tjerë që atë naftë e përdorin për vetura personale.Sot, me çmimin aktual të naftës, një bujk që ushtron aktivitetin e tij në menyrë të rregullt, i regjistruar si subjekt formal, paguan vetëm 0.66 cent për 1 litër naftë, pasi përfiton 0.36 cent subvencionim në vlerë të akcizës dhe mund të përfitojë nga rimbursimi i TVSH-së”, thotë ministri.

Peci thekson se “kur largohet kojta, luftohet korrupsioni e punohet me nder në Ministri të Bujqësisë, rezultatet janë të pashmangshme”. /Telegrafi/