LAJMI I FUNDIT:

PDSH: Qytetarët dhanë mbështetje për anëtarësim në NATO dhe BE

PDSH: Qytetarët dhanë mbështetje për anëtarësim në NATO dhe BE

Partia Demokratike Shqiptare përmes një komunikate ka dhënë vlerësimin e tyre për ditën e sotme në referendum.

Nga kjo parti thonë se rezultati i sotëm i referendumit i obligon ata që nëpërmjet institucioneve ta vazhdojnë procesin e integrimit të vendit në NATO dhe BE, njofton Telegrafi Maqedoni.


“I përgëzojmë qytetarët për kulturën demokratike të treguar gjatë ditës së sotme, si dhe për mbështetjen e dhënë me votën e tyre PRO NATO DHE BE. Qytetarët, në veçanti shqiptarët, me shumicë absolute votuan për në NATO dhe BE dhe kjo na obligon neve si PDSH që të mbetemi të përkushtuar drejt këtij përcaktimi, si dhe të vazhdojmë që nëpërmjet institucioneve ta shtyjmë këtë proces deri në integrimin përfundimtar të vendit në NATO dhe BE”, thuhet në njoftimin e PDSH-së./Telegrafi/