LAJMI I FUNDIT:

PDK vazhdon zgjedhjen e strukturave të reja për Dekadën e Re

PDK vazhdon zgjedhjen e strukturave të reja për Dekadën e Re

Partia Demokratike e Kosovës, po vazhdon mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa në shumicën e nëndegëve, PDK-së po i bashkohen anëtarë të rinj të profileve të ndryshme.

“Procesi i brendshëm zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, po vijon sipas planit të hartuar nga Komisioni për zgjedhje të brendshme, në pajtim me rregulloret dhe procedurat e miratuara nga organet partiake, për të jetësuar vizionin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për Dekadën e Re.


Interesimi dhe angazhimi i anëtarësisë dhe qytetarëve për tu zgjedhur në strukturat e reja të PDK-së për Dekadën e Re është më i madh se asnjëherë më parë, ndërsa në shumë kuvende zgjedhore ka pasur qindra delegatë që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Vetëm në kuvendin zgjedhor të nëndegës së pestë në Skenderaj pjesëmarrës ishin mbi 300 delegatë”, thuhet në njoftimin për media.

Në shumicën e kuvendeve zgjedhore gara për strukturat e reja të PDK-së po zhvillohet me nga së paku dy kandidatë për kryetarë të nëndegëve, ndërsa në shumicën e nëndegëve janë zgjedhur përfaqësues të rinj, duke konfirmuar procesin e reformave në të gjitha nivelet.

Deri tani, kuvendet zgjedhore janë mbajtur në 480 nëndegë nga 1200 sa ka gjithsej Partia Demokratike e Kosovës në të gjitha komunat e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori