LAJMI I FUNDIT:

PDK reagon pas riemërimit të Vitisë si ministër: Për mafinë e shëndetësisë, kjo pritje tremuajshe ia paska vlejtur

PDK reagon pas riemërimit të Vitisë si ministër: Për mafinë e shëndetësisë, kjo pritje tremuajshe ia paska vlejtur

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas riemërimit të Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se “ditë të mira për shëndetësinë siç duket nuk do të ketë për një kohë”.


Tahiri në një postim në Facebook ka thënë se për mafinë e shëndetësisë, ia paska vlejtur ky durim.

“Pas afër tre muaj pritjesh për të reflektuar përballë degradimit të shëndetësisë, degradim që u manifestua edhe tragjikisht, kryeministri Kurti paska vendosur që ta rikthejë në krye të shëndetësisë një ish ministër, i cili, mbahet mend veç për një gjë: strehimin pas videove me mesazhe durimi, kur pandemia rrezikonte jetën e qytetarëve.

Ditë të mira për shëndetësinë siç duket, nuk do të ketë edhe për një kohë. A për mafinë e shëndetësisë, me gjasë ky durim prej tre muajsh ia paska vlejtur”, ka shkruar Tahiri.

Kryeministri Albin Kurti ka riemëruar sot Arben Vitinë në postin e ministrit të Shëndetësisë, pas dorëheqjes nga kjo pozitë të Rifat Latifit tash e 79 ditë. /Telegrafi/