Koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka thënë sot se Qeveria e Kosovës të premten miratoi Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë pa adresuar shkeljet kushtetuese.
Ai tha se ajo që ka ndodhur është skandaloze, sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbatuar, është shpërfillur në tërësi nga Qeveria.
“Konkretisht, me nenin 17 Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, Qeveria ka lënë në fuqi dispozitat që përcaktojnë se pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues do të jenë me mandat 4-vjeçar, në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte përcaktuar se emërimet në këto pozita para hyrjes në fuqi të Ligjit bazë për Zyrtar Publik nuk i nënshtroheshin emërimit me mandat, por mbajnë vendet e tyre të punës sipas aktemërimeve që kanë pasur”, ka thënë Gruda.
Më tej, ai ka cituar paragrafin 3 të këtij ligji, ku thuhet: Nëpunësit civil të emëruar në pozitat e kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese para hyrjes në fuqi të ligjit bazik konsiderohet se filloj mandatin e parë me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
“Kjo kështu nuk ka asnjë kuptim sepse dispozitat e Ligjit bazik për Zyrtar publikë Gjykata Kushtetuese i ka shpallur si jokushtetuese dhe ato pozita nuk mund të konsiderohen me mandat. Me këtë akt, Qeveria Kurti dëshiron të mbush administratën e shtetit me militantët e saj partiak, siç ka bërë deri tani, ta politizoj atë dhe të zbatojë politika në mënyrë tërësisht jo kushtetuese dhe në shkelje të plotë të aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që kishte vendosu për këtë rast”, u shpreh koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së.
Ai ka thënë se trumbetimet e shumta për reforma në administratën publike janë harruar.
“Kjo është një fazë e re e shkeljes së Kushtetutës së Kosovës nga Qeveria, ku edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dispozitat jokushtetuese përfshihen në ligje. Një qeveri normale do të duhej të ndjehej keq kur shkel kushtetutën dhe jo të shkoj edhe një hap më shumë duke mos zbatuar as aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Koordinatori ai.
Gruda ka thënë se Qeveria mendon se institucionet politike kanë autoritet mbi gjykatën në vendimmarrjen e tyre kushtetuese dhe jo anasjelltas.
“Ata duan të ja nënshtrojnë Kushtetutën dhe rendin kushtetuese vullnetit dhe bindjeve të tyre politike. Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta lejoj këtë arbitraritet. Nëse ky ligj miratuar në kuvend më këtë përmbajtje, ne do ta dërgoj atë në Gjykatën Kushtetues. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndalë këto veprime jokushtetuese, këto sulme ndaj kushtetutës dhe rendit kushtetuese të Kosovës, dhe të angazhohet për reformat e administratës publike për të cila Kosova ka aq shumë nevojë”, ka thënë.
Gruda në këtë konferencë shprehu shqetësimin e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj siç tha fushatës së re të ndalimeve e bastisjeve që po zhvillojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat

Të shtëna në Shtime, një i plagosur – i dyshuari në arrati

Akuzë për drogë në Gjermani, SPAK i sekuestron vilën 2 kate dhe makinën luksoze në Palasë

“Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë”, ish-presidenti Moisiu: Deputetët me shtëpi në det e mal, rrogat i dimë...

Osmani paralajmëron konferencë për media pas deklaratave të Richard Grenell

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Plazhet publike në Shëngjin, po u leverdisin turistëve

Të shtëna në Shtime, një i plagosur – i dyshuari në arrati

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë