LAJMI I FUNDIT:

PDK: Qeveria Hoti duhet të shkoj në shtëpi, po tregohet e paaftë në qeverisje dhe në menaxhimin e pandemisë

PDK: Qeveria Hoti duhet të shkoj në shtëpi, po tregohet e paaftë në qeverisje dhe në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi në një konferencë për media ka thënë se sot janë bërë 8 muaj nga shfaqja e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Ai ka thënë se fatkeqësisht, ne kemi përjetuar dy qeveri njëra pas tjetrës, Kurti dhe tani Hoti, pa ide, pa vizion dhe pa ndjeshmëri për qytetarin e Kosovës.

“Shëndeti publik i popullatës po rëndohet çdo ditë me rritje të numrit të infeksioneve dhe numrit të vdekurve; kapacitetet spitalore në mungesë; ekonomia buzë kolapsit; mbyllje të bizneseve, punëtorë që mbesin pa punë çdo ditë dhe dhjetëra-mijëra familje janë zhytur në varfëri sipas Bankës Botërore. Dy partitë, VV dhe LDK që në tetorin e vitit të kaluar mashtruan qytetarët e Kosovës me parulla boshe për “qeveri të shpresës” janë kthyer në “mbytëse të shpresës” së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se sot ndodhemi para një kaosi dhe kolapsi shëndetësor dhe ekonomik, me mungesë të sigurisë dhe frikë në secilën familje se çfarë do të ndodhë nesër me fatin e secilit prej nesh.

Ai ka folur edhe për çështjen e mos votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, duke thënë se si PDK kishin propozuar pakon në vlerë prej 320 milionë euro për bizneset dhe punëtorët e sektorit privat, që në fillim ish qeveria Kurti, e më vonë edhe kjo Hoti – e refuzuan, duke shikuar interesat e ngushta politike e partiake para interesit të qytetarëve.

“Ne si PDK nuk ofruam vetëm propozimin e gatshëm të pakos ekonomike, por edhe 24 votat e saj në Kuvendin e Kosovës, dhe çfarë morëm si përgjigje: injorim dhe refuzim! Por arroganca dhe injoranca e kësaj qeverie ka bërë që vendi ynë tash e sa kohë të mbetet pa pako ekonomike, e cila do ti adresonte problemet me pandemi e ekonomi”, tha Gashi.

Ai ka shtuar se Partia Demokratike e Kosovës e konsideron skandaloze situatën kur ekonomia nuk përkrahet e mbështetet, dhe qeveria vendos ta mbyll edhe më shumë atë, e veçmas gastronominë pa ndonjë vizion e plan të mirë-menduar.

“Me të drejtë, shumë qytetarë, por edhe aktivistë e votues të PDK-së këto kohë kanë kërkuar mbështetjen dhe votën e PDK-së për ta votuar ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, por besoni apo jo –Kryeministri Avdullah Hoti kurrë nuk ka pasur një qasje serioze dhe vetëm ka bërë kalkulime politike. Me javë të tëra, ish kryetari Kadri Veseli, pas takimeve me bizneset dhe odat ekonomike kudo në Kosovë, pati shprehur gatishmërinë duke i bërë thirrje qeverisë që të marrë parasysh kërkesat e bizneseve dhe odave ekonomike, dhe PDK-ja do ta votoj brenda ditës.
Kanë kaluar javë që qeveria Hoti nuk ka reaguar. Pra është një qeveri që duhet të shkoj në shtëpi sa më herët – sepse është e paaftë për të qeverisë; për ta menaxhuar pandeminë dhe ndihmuar ekonominë”, tha Gashi.

Ai shtoi se vendimet e fundit të Qeverisë janë vendime të çuditshme.

“PDK-ja nuk është kundër masave të cilat kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit publik, dhe bëhen me propozime të profesionistëve, por paraprakisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që sektorin privat në Republikën e Kosovës ta subvencionojë me pako financiare dhe të sigurohen të ardhurat për punëtorët e sektorit privat. Në të kundërtën, qeveria me vendimet e pa-analizuara mire veç sa do ta rëndojë edhe më shumë krizën ekonomike duke mbyllur shumë biznese dhe duke lënë pa punë mijëra punëtorë të sektorit privat, duke prodhuar kështu një krizë të re sociale”, tha Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori