Avni Bytyçi, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar qeverinë në detyrë për numrin e vogël të testeve për coronavirus, duke kujtuar se partia e tij ka bërë thirrje për sa më shumë teste edhe para një muaji.
Sipas tij testet masive ishin një nga rekomandimet kryesore të OBSH-së dhe rastet e befasishme të vatrave të reja të Ferizajit dhe Prishtinës dëshmuan se ndalim-qarkullimi nuk është mjaftueshëm.
Në një postim në Facebook, Bytyçi demanton pretendimin e Kurtit se Kosova ka bërë numër rekord testesh duke treguar se rekordin në rajon e mban Sllovenia me 17,100 teste për 1 milion banorë ndërsa Kosova vetëm 1670 teste.
Ai tregon se ditën e fundit Serbia dhe Maqedonia i kanë shpeshtuar numrin e testeve duke bërë krahasimisht katër herë më shumë teste në ditë se Kosova.
Postimi i plotë i Bytyçit:
“Muajin e kaluar Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nga qeveria e shkarkuar që të ndjeki rekomandimet e dhëna nga OBSH për luftën kundër pandemisë dhe të shtonte e shpeshtonte testet për të zbuluar të infektuarit. Fatkeqësisht edhe me çështjen e testeve ministri në detyrë Vitia dhe mbarë qeveria në ikje, po tregohet e vonuar dhe e mangët, sikurse me masat ekonomike.
Shpërthime e befasishme të disa vatrave të infektimit, sikurse ndodhi ditëve të fundit me rastin e Ferizajit dhe Prishtinës tregon se masat parandaluese dhe ndalim-qarkullimi nuk mjaftojnë për këtë luftë. Duhen gjithashtu shumë më shumë teste.
Kështu, për datën 11 prill 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar se janë bërë 130 teste që përkthehen në përafërsisht 0.07 teste për 1000 banorë. Dje Maqedonia e Veriut raportonte se në 24 orë e fundit ishin kryer 586 teste që do të thotë 0.29 teste për 1 mijë. Pra 4 herë më shumë teste për frymë se në Kosovë.
Serbia ka qenë deri javën e kaluar në fund të rajonit mirëpo ditëve të fundit i ka shumëfishuar testet duke arritur në total në 16.399 teste. E dhëna e fundit e Serbisë nxjerrë nga laboratori i institutit Torlak të Beogradit, flet për 2159 teste brenda një dite nga të cilat dolën 275 të infektuar. Duke patur parasysh që janë 7 milionë banorë i bie më shumë se 0.3 teste për 1 mijë banorē ose 4.4 herë më shumë për frymë se Kosova .
Kryeministri në videon e tij tha duke iu “rënë tupanave” gjithë mburrje se mbajmë rekord për teste. Rekordin për rajonin vazhdon ta mbaj Sllovenia që ka bërë 1,232 teste ditën e fundit ose 0.6 teste për 1000 banorë. Në total Sllovenia ka shkuar në 34200 teste ose 17100 teste për 1 milion banorë. Kosova ka ngelur në 3006 teste të bëra deri më tani që përndryshe konsistojnë në 1670 teste për 1 milion banorë.
Prandaj qeveria në ikje duhet të heqi propagandën boshe dhe të vihet sa më shpejt në veprim që të sigurojë importimin e sa më shumë testeve nga jashtë si dhe të rrisi numrin e tyre për të arritur së paku nivelin e shteteve fqinje në pamundësi për të arritur rekordin e Sllovenisë”, ka shkruar Bytyçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen
Tentativë për grabitje dhe kërcënime me armë në Shkup
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë