LAJMI I FUNDIT:

PDK: Pushteti në Fushë Kosovë refuzon emërtimin e rrugës “Adem Demaçi”

PDK: Pushteti në Fushë Kosovë refuzon emërtimin e rrugës “Adem Demaçi”

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se më 11 shtator 2018 ka marr vendim që t’i propozojë Komunës për ndërrimin e emërtimit të rrugës “Dardania” në emrin e atdhetarit dhe kontribuuesit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Në njoftim thuhet se Grupi parlamentari i PDK-së i Komunës së Fushë Kosovës, në mbledhjen e Kuvendit Komunal, të mbajtur më 26.09.2018, ka prezantuar dhe arsyetuar kërkesën para asamblistëve.


“Për çudi, por jo befasi kërkesa nuk është përkrahur nga asamblistët e LDK dhe kryetari i saj, që as nuk dinë dhe as nuk duan të njohin dhe promovojnë vlerat dhe historinë tonë kombëtare. Dega e PDK-së në Fushë Kosovë i bën thirrje pushtetit komunal, që të paktën kësaj here të bëjë diçka për njerëzit që dhanë dhe kontribuuan për çështjen kombëtare. Që mos të lanë qytetin e Fushë Kosovës dhe qytetarët e saj pa heronjtë tanë kombëtarë. Komuna e Fushë Kosovës është e vetmja e cila ka mbetur mbrapa krahas komunave tjera me rrugë dhe sheshe pa emra të veprimtarëve që u flijuan për lirinë tonë”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Fushë Kosovë.

“PDK do ta ngritë zërin çdoherë për çështje me interes kulturor e historik, që qytetarët e Fushë Kosovës t’i bëjë të ndjehen krenar me emrin e kësaj rruge në emrin e të madhit Adem Demaçi, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi atdheut dhe mori çmimin Saharov. Ai u mbajt i burgosur për 28 vite nga regjimi pushtues serb, por vepra e tij u bë frymëzim i qindra e mijëra atdhetarëve dhe veprimtarëve që e pasuan rrugën e drejtë të lirisë dhe çlirimit të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori