LAJMI I FUNDIT:

PDK nënshkruan marrëveshje me Lëvizjen për Drejtësi

PDK nënshkruan marrëveshje me Lëvizjen për Drejtësi

Kryetari në detyrë, njëherësh edhe kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se kanë nënshkruar një marrëveshje me Lëvizjen për Drejtësi.

Hoxhaj tha se me Lëvizjen për Drejtësi do të bashkëpunojnë për një qeverisje më të mirë.


“Sot kemi nënshkruar një koalicion me Lëvizjen për Drejtësi, ku z.Sylejman Qekezi i cili sot përfaqëson në listën e deputetëve të PDK-së, Lëvizjen e tij për Drejtësi. Ky bashkëpunim vie në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes që po merr platforma jonë qeverisëse e rimëkëmbjes politike, kombëtare, ekonomike etj”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj shtoi se me Lëvizjen për Drejtësi i bashkojnë vlerat familjare, ideologjike dhe fetare, e po ashtu edhe platforma e tyre politike.

“Kemi nënshkruar një koalicion të bashkëpunimit sesi ta udhëheqim qeverinë e ardhshme të Kosovës. Sylejman Qerkezit i uroj mirëseardhje në listën e PDK-së si kandidat i Lëvizjes për Drejtësi”, u shpreh Hoxhaj.

Në anën tjetër Sylejman Qerkezi tha se është koha e rimëkëmbjes dhe kthimit të dinjitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Këto vlera i posedon PDK-ja. Ftoj spektrin konservator të bashkohen me rimëkëmbjen sepse i kemi borxh Kosovës”, tha Qerkezi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori