LAJMI I FUNDIT:

PDK në Prishtinë i reagon LVV-së: Bashkëqeverisja me LDK-në ka përfunduar, zyrtarët tanë janë dorëhequr nga ndërmarrjet publike

PDK në Prishtinë i reagon LVV-së: Bashkëqeverisja me LDK-në ka përfunduar, zyrtarët tanë janë dorëhequr nga ndërmarrjet publike

Grupi Këshilltarëve Komunal të LVV-së ka shprehur dyshime se PDK dhe LDK në publik paraqiten të ndara, por sipas tyre në prapaskenë qëndrojmë të bashkuar në kryeqytet.

“Si LVV, kemi dyshimet tona për këtë dhe mendojmë që tashmë ka një dakordim të fshehtë mes tyre, ku në publik paraqiten të ndarë dhe në prapaskenë qëndrojnë të bashkuar. Për ata që kanë harruar, koalicioni i lidhur mes PDK-LDK, nuk ka qenë vetëm dakordimi për ndarjen e drejtorive komunale, por edhe menaxhimi i dhjetë ndërmarrjeve publike lokale, që realisht i takojnë Kuvendit të Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar asambleistja e LVV-së Nora Kelmendi.


Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar shefi i asamblistëve të PDK-së, Leutrim Retkoceri.

LVV thotë se Kuvendi komunal në Prishtinë është bllokuar, dyshojnë se LDK e PDK janë duke bashkëqeverisur fshehurazi
Lexo po ashtu LVV thotë se Kuvendi komunal në Prishtinë është bllokuar, dyshojnë se LDK e PDK janë duke bashkëqeverisur fshehurazi

Retkoceri përmes një shënimi në Facebook ka thënë se “bashkëqeverisja në Prishtinë me LDK-në ka përfunduar në ditën kur e kemi shfuqizuar këmbimin e pronave në Badoc”.

“Jemi larguar nga ekzekutivi dhe të gjithë asamblistët e PDK-së që kemi qenë aksionarë në Ndërmarrjet Publike Lokale kemi dhënë dorëheqje, duke i hapur rrugë krijimit të shumicës së re në Kuvendin Komunal”.

“Angazhimin do ta ushtrojmë me kompetencë të plotë në Kuvendin Komunal, duke i shërbyer me përfaqësimin tonë vetëm qytetarëve, lagjeve dhe Prishtinës”, ka shkruar Retkoceri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori