LAJMI I FUNDIT:

PDK propozon që transporti publik në Prishtinë të bëhet pa pagesë nga nëntori deri në mars

PDK propozon që transporti publik në Prishtinë të bëhet pa pagesë nga nëntori deri në mars

Partia Demokratike në Prishtinë të dielën ka mbajtur konferencë për media ku ka propozuar që të mundësohet transporti publik pa pagesë prej muajit nëntor deri në muajin mars.

Kjo si shkak i nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe përhapjes së virusit Covid-19.


Asambleistja e PDK-së, Suzana Vuçitërna Kika potencoi se për vite me radhë Prishtina është renditur si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe të ajrit.

“Ka një javë që vlerat e matësve të ajrit të vendosur në qytet tregojnë se ai është i pashëndetshëm. Ju rikujtoj që mbajtja e maskave.. për qytetarët e Prishtinës ka qenë ritual i zakonshëm sa herë kanë rënë temperaturat pikërisht për shkak të ndotjes së ajrit. E këtë vit gjendja duket të jetë edhe më e rënduar. Një numër i madh njerëzish të cilët jetojnë në Prishtinë por edhe ata të cilët frekuentojnë Prishtinën janë të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit e cila sipas studimeve rritë rrezikshmërinë e virusit COVID-19. Grupi i asamblistëve dhe kryesia e Partisë Demokratike në Prishtinë është e shqetësuar me cilësinë e ajrit në qytetin e Prishtinës, që vazhdon të mbetët një ndër faktorët me të domosdoshëm për shëndetin e banorëve të kryeqytetit”, ka thënë Vuçitërna-Kika.

Nënkryetari i PDK-së në Prishtinë, Ilirik Musliu tha se duke e parë që qytetarëve po ju kanoset edhe një rrezik tjetër shëndetësor, ai i përhapjes së sëmundjeve respiratorë ka menduar një zgjidhje me efekt të menjëhershëm, por që është edhe afatgjatë, ofrimin e shërbimeve të transportit publik falas nga muaji nëntor deri në muajin mars për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

“Duke e parë cilësinë aktuale të ajrit në Prishtinë dhe duke e pasur parasysh gjendjen nga vitet e kaluara, por edhe faktin se javën e kaluar qyteti i Prishtinës renditej si qyteti më i ndotur në botë, atëherë edhe këtë vit banorët e kryeqytetit do t’i ekspozohen ajrit të ndotur dhe rrezikohen nga sëmundjet respiratorë. Duke e ditur se automjetet janë një nga ndotësit kryesorë të ajrit, Partia Demokratike në Prishtinë, propozon që trafiku në kryeqytet të shkarkohet duke ofruar shfrytëzimin e autobusëve të trafikut urban pa pagesë, duke filluar nga ky muaj nëntor, deri në muajin mars. Propozimi ynë është që kjo masë të vlejë për të gjitha linjat e autobusëve të trafikut urban dhe për të gjithë qytetarët pa përjashtim, me qëllim që të nxisim qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik dhe jo veturat private”, ka thënë Musliu.

Ndërsa ka shtuar se e njëjta gjë për ofrim të transportit publik pa pagesë ishte implementuar në vitin 2013 në Talim të Estonisë, dhe pas rezultateve pozitive që kishte pasur, projekti i njëjte ishte implementuar edhe në katër qytete në Australi, 33 qytete në Amerikë, 30 në Poloni, mbi 10 qytete në Francë, 13 në Brazil, 7 në Suedi, 5 në Angli, 3 në Kanada dhe nga një qytet në shtatë shtete të tjera.

Musliu theksoi se PDK në Prishtinë konsideron që implementimi i këtij projekti shkarkon trafikun e kryeqytetit, mbron ambientin, kursen kohën dhe xhepin e qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori